Hamsiu ishte fëmijë i katërt nga shtatë sa kishin bashkëshortët,Muharrem dhe Qazime Abazi nga Bozofca e Tetovës.Në v.1941,shpërngulen në Tetovë.Me hapjen e fabrikës gjigante "Teteks",në fillimet e viteve të pesëdhjeta,një nga një ,në të punësohen tre vëllezërit.Puna e rëndë në tri ndrime dhe natyra ambicioze e Hamsiut,bëri që ai të orientohet në diçka tjetër...I jep provimet për makinë që ishte ëndrra e tij.Të qenit shofer në atë kohë,për shqiptarët ka qenë tejet e vështirë...Nga ushtria kthehet me kategorinë e vozitësit të kamionëve.Punësohet në ndërmarrjen transportuese "Polet"ku,vite të tëra,bartë mallra në të gjitha viset e ish Jugosllavisë.Dallohej nga vozitësit tjerë nga ajo se,Hamsiu jo që i mësoi të gjitha gjuhët e popujve jugosllav por i fliste edhe dialektet e tyre.Nuk kishte mjedis dhe popull në ish Jugosll.që nuk ua dinte doket dhe mentalitetin.Rëfimet e tija para shoqërisë së vet, ishin aq narrative sa, edhe sot ato nga njerëzit tregohen si të veçanta... Në v.1968, Hamsi Abazi është vozitës i autobusit urban të "Poletit" në Tetovë.23 Dhjetori i v.1968 do të jetë dita që ky vozitës, do mbahet mend dhe nuk duhet harruar kurë sepse, guximshëm veproi në mbrojtje të demonstrativëve që mos të sakatohen nga milicia.Hamsiu tregon:(parafrazoj sipas kujtesës)
"Kur morra ndrimin në mëngjes,nga autobusi im vërejta numër të madh automjete prej nga dilnin milic me veshje dhe armatim si në filma.Isha i bindur se sot do të derdhet gjaku i madh.Në ora 13 e 30 min.duheshte ti dërgoj punëtorët e turnit të dytë në "Teteks".Që më parë i kisha parë blindat e milicisë në rrugën "vllez.Milladinov"dhe plot milic këmbësorë.Kur pashë se nxënësit shqiptarë kishin arritur te Xhamija e Larme, unë e ngadalësova autobusin dhe në këthesën për në "Teteks"në pjesën më të ngushte të sajë,kinse ti shmangem një qereje aty,qëllimisht u ngatërrova në çastin që blindat dhe milicët ishin bë gati ti sulmojnë nxënësit demonstrantë.Autobusi i gjatë e zuri tërë kalimin.Unë nisa të manovroj,herë para e herë pas sa, nuk lejova jo blindat por as edhe një milic të kalon.Manovrimi zgjati deri sa u sigurova se nxënësit kishin shpëtuar nga masakra e planifikuar e milicisë..."
Procesverbali i milicisë ishte akuzë i deliktit të rëndë që parasheh hjekje lirie disavjecare.Fati ka dashur që gjykatësi për delikte, të jetë Veli Veliu(Kamberi ?)kushëriri i babait të Hamsiut.Lëndën e merr ai dhe e trajton si lëndë kundërvajtje.Hamsiu shpëton me vetëm 30 ditë burg...
Hamsi Abazi do mbahet mend edhe për angazhimin e pa rezervë të tij në bartjen e lojtarëve dhe fansave të klubit futbollist të porsaformuar të "Shkëndisë" në fillim të viteve të shtatdhjeta.Ai dhe gjithë ata që ,në rrethana tejet të vështira për shqiptarët,mundën të ruajnë vazhdimësinë e "Shkëndisë"që sot garon në ligat prestigjioze evropiane...
Hamsi Abazi dhe ,gjithë ata që në çaste më të vështira për kombin,sakrifikuan sigurinë e vet,nuk duhet të harrohen.Ata janë pjesë e historisë sonë.Ata janë vet historia...
"Nisma'68"me pietet do i kujton këta njerëz të rëndomtë me zemër të madhe.