Cen Berisha, valltari i kreshtave të Malit Sharr.
Isen Berisha ndryshe në Tetovë njihet si Baca Cen, një ndër valltarët e parë në Tetovë. Është krijues i valles së kaçakëve, gjë që e bëri për nder të babait të vetë, i njohur si Arif Kapedani nga Tetova. Baca Cen gjatë tërë jetës se ka hequr plisin e bardhë nga koka. Edhe në kohën e komunizmit e mbante me krenari dhe i tmerronte komunistët maqedonas e shqiptar. Ceni, mbahet mend si valltar unikat i SHKASH "Xheladin Zeqiri", dhe luante si askush tjetër me ritmin e lodrës dhe krismave, në shumë festivale folklorike në vend e gjetiu. Babai im, Ramadan Sinani në një nga librat e tij ia ka kushtuar një poezi: "Kavallet e Sharrit", në nderim të figurës së bacit Cen Berisha, i cili sot ka afro 90 vjet. Poezinë ia ka dediku pasi Ceni e ka luajtur vallen e kaçakëve në pajtimin e gjaqeve në fshatin Bozovcë.