LISTA E SHQIPËTARËVE TË VRARË NË MONOPOLIN E TETOVËS!
Historiani dhe profesori universitar Vebi Xhemaili me një postim në Facebook ka përkujtuar vrasjet famëkeqe në Monopolin e duhanit në Tetovë.
Xhemaili thotë se në vitin 1945 në Monopolin e Tetovës u vranë 400 shqiptarë u arrestuan 1.200 vetë dhe u zhdukën 200 të rinj.
Më poshtë janë emrat, mbiemrat dhe vendbanimi i disa personave të vrarë nga regjimi maqedonas në atë kohë, sipas profesorit Xhemaili
Tefik Terziu nga Tetova,
Rexhep Rexhepi nga Pallaticë e Epërme- Komuna e Zhelinës,
-Nebi Ahmeti, Poroji i Tetovës, i vrarë në Monopol,
-Shaip Cena i vrarë në Monopol,
-Tefik Islami nga Strazha i vrarë në Monopol,
-Mehmeti Bajrami nga Veshalla i vrarë në monopol,
-Ramadan Dani nga Veshalla i vrarë në monopol,
-Mehdi Qerim Osmani, nga f.Brodeci-Tetovë, i vrarë në Monopol,
-Zenel Shadan Emini nga f.Brodeci-Tetovë i vrarë në Monopol,
-Bajram Musa Idrizi f. Brodec-Tetovë i vrarë në Monopol,
-Ramadan Kadri Iljazi nga f. Brodec-Tetovë, i vrarë në Monopol.
-Mehmet Bajrami nga f. Brodec-Tetovë i vrarë në Monopol.
-Sabri Sejfulai nga f. Brodec-Tetovë i vrarë në Monopol.
-Ilmi Miletina nga Miletina-Tetovë i vrarë në Monopol.
-Selajdin Rushani nga Tetova i vrarë në Monopol,
-Bilall Rexhepi i vrarë në Monopol,
-Isni Sejfullahi nga Çollopeku i zhdukur në Monopol,
-Murtezan Dauti nga Kamjani, i vrarë në Saraçinë,
-Sabri Ziberi nga Stërmica, i vrarë në Saraçinë,
-Nebi Muharremi nga Zhelina, i vrarë në Zhelinë,
-Elmas Elmazi nga Miletina , i vrarë në Grupçin
-Shaip Kamberi nga f.Gajre, kryetar i Komunës së Tetovës dhe redaktor i gazetës ”Zani i Sharrit”, u vra më 21.02.1945 me një grup veprimtarësh që luftuan për jetësimin e Shqipërisë etnike, duke i hedhur në gypin e hidrocentralit me Jusuf Kulikun dhe Kadri Saliun nga Gostivari,
-Jusuf Kuliku nga Tetova, i vrarë në monopol,
-Arif Emini nga Shipkovica, i vrarë në qendër të qytetit,
-Rasim Gjermoli nga Gjerma, i vrarë në monopol,
-Abdi Gjermoli nga Gjerma vëllau i Rasimit, ndron jetë nga torturat në monopol,
-Daja i Mahmut rengenit Tetovë,
-Mehmet Avzi nga Shipkovica, i vrarë në monopol,
-Servet Semeri nga Gjerma baba i Rasimit, i vrarë në monopol,
-Esad Doka
-Sharko
-Saraç
-Kovaç,, të vrarë në monopol por nuk tregohen saktësisht ose nuk dihen emrat nga familjarët,
-Kadri Sali nga Gostivari, i vrarë monopol.
JASHTË MONOPOLIT
-Murtezan Dauti nga Kamjani-Tetovë i vrarë në Saraqinë,
-Sabri Ziberi Strimnicë, i vrarë në Saraqinë,
-Nebi Muharemi nga Zhelina u vra në Zhelinë,
-Elmas Elmazi nga Miletina u vra në Grupçin.
Në librin ”Dëshmi të gjalla” nga autori Nazif Selimi thuhet: ”Në Tetovë, ngaqë burgjet ishin mbushur plotpërplot, për të burgosurit shqiptarë u shfrytëzuan edhe ndërtesat e monopolit të duhanit. Në dy dhoma të shkollës së fshatit Grupçin u burgosën 600 shqiptarë. Në burgjet e kampet pushkatoheshin pa gjyq me mijëra shqiptarë, sipas listave të veçanta, me pretekst se kishin bërë pjesë në grupet e Xhemë Gostivarit dhe Mefail Zajazit. Përveç pushkatimeve që bëheshin çdo natë, njëherazi vdisnin me dhjetëra shqiptarë nga sëmundjet epidemike. Në gjendje shumë më të keqe ndodheshin të burgosurit në Tetovë e Kërçovë, sidomos 6000 të burgosurit në monopolin e Tetovës, ku sëmundjet e ndryshme, veçanërisht dizenteria e tifoja, bënin kërdinë. Qemal Agolli, që i përjetonte ngjarjet tronditëse, ndërhyri pranë V.Tempos dhe Ll.Kolishevskit. Këta u detyruan që të shikohej gjendja me një komision shqiptaro-maqedonas. Komisioni, në praninë dhe me këmbënguljen e Qemalit, mundi të lironte një numër të madh të burgosurish të pafajshëm mbi moshën 60 vjeç, si edhe të burgosurit e shkollës në Grupçin. Por, ndërsa ditën liroheshin, rezultonte qe një pjesë e tyre, pas largimit të komisionit, natën përsëri burgoseshin. Megjithëse u liruan mjaft veta, prapë gjendja e të burgosurve shqiptarë mbeti e pandryshuar.” thuhet në librin ë librin ”Dëshmi të gjalla” nga autori Nazif Selimi.
”Në Tetovë përveç Monopolit, kamp përqëndrimi pati edhe në fshatin Llavcë, ku janë burgosur kryesisht burra të Malësisë. Në kampërqëndrimin e Grupçinit ka pasur burra nga fshatrat e Dërvenit. Gjithashtu ka pasur edhe një kamp përqëndrimi në Saraqinë. Numri i saktë i të burgosurve në këto kamp përqëndrime nuk dihet edhe sot. Por me siguri vetëm në Monopolin e duhanit në Tetovë ka pasur mbi katër mijë.” thuhet gjithashtu në librin ë librin ”Dëshmi të gjalla” nga autori Nazif Selimi.
Burimi: Telegrafi Maqedon
Kjo është lista vetëm e disa personave që kemi arritur ti gjejmë, kjo listë është shumë më e gjatë, dhe ju lusim që të na i dergoni në email ose mesazh ose shkruani në koment emra të tjerë!
Ku u varrosen këto mijëra Shqiptarë? dhe pse shteti Maqedonas nuk lejon asnjë hetim në këtë ç’ështje? Pse nuk ka asnje mbishkrim në Monopolin e Tetovës që aty janë vrarë me mijëra Shqiptar?