RIVENDOSJA E SHTETIT SERB NË POLLOG (1918-1919)
Autor: Mr.Halim Purelku(Shkup)
Pas thyrjes së Frontit të Selanikut, njësitë ushtarake frenge më 27 shtator 1918 e morën Kërçovën dhe, më 28 shtator vazhduan të ndjekin ushtrinë bullgare-gjermane në drejtimin Kërçovë-Gostivar. Ndërkohë, më 29 shtator 1918 trupat frenge e morën edhe Shkupin dhe kështu krahu i majtë i ushtrisë serbe gjindej në Kërçovë, kurse krahu i djathtë i saj ishte në Shkup; në këtë mënyrë njësitë e të ashtuquajturës Armata e XI (nj ëmbëdhjetë) gjermane mbetën të rrethuara në Pollog. Po, më 29 Shtator 1918, u nënshkrua kapitulimi i Bullgarisë në Selanik, dhe sipas Konventës së i nënshkruar, armiqësitë midis ushtrive të Antantës dhe ushtrisë bullgare do 5 ndërpriten më 30 shtator 1918, kështu që edhe trupat ushtarake bullgare që gjindeshin në zonën midis Shkupit-Tetovës-Kërçovës, kapituluan në ditët e para të tetorit. Hyrja e ushtrisë frenge në Pollog, mundësoi edhe riokupimin e rivendosjen e pushtetit serb, përkatësisht jugosllav në këtë zonë.
Një nga detyrat e komandave ushtarake (serbe) ishte organizimi i pushtetit të përkohshëm serb në viset e ripushtuara. Kështu, më 12 tetor 1918 shefi i Shtabit të Komandës Supreme serbe kërkoi nga komandanti ushtarak i vendit në Shkup, që sa më parë të dërgojë në Tetovë një tog ushtrie të Divizionit të Timokut: po atë ditë shefi i Komandës Supreme të ushtrisë serbe poashtu kërkoi nga prefekti i qarkut të Shkupit që sa më parë të dërgojë një nëpunës në Tetovë i cili do të rreket organizimit të pushtetit i policor dhe lokal serb, përderisa këtu të vjen prefekti i emëruar i qarkut të Tetovës.
Që të nesërmen, më 13 tetor Komanda Supreme e ushtrisë serbe kishte dërguar në Tetovë një toger dhe një nëntoger që të vendosi në fshatrat e këtij vendi përreth pushtetin komunal civil e policor dhe, njëkohësisht të vendosi rendin në rrethinën e Tetovës si dhe në hapësirën midis Tetovës- Gostivarit-Malit Sharr. Në ndërkohë, më 16 tetor 1918, në Tetovë arriti edhe komandanti ushtarak i vendit. Pra, tani në Tetovë dhe rrethinë përveç trupave frenge, do të dislokohej dhe togu ushtarak serb. i cili u vendos në ish ndërtesën e policisë bullgare; këtu poashtu do të dislokohet edhe një aradhë gjindarmerie serbe e cila ishte vënë nën komandën e prefektit të qarkut. Pas riokupimit ushtarak, autoritete serbe ose serbo-kroato-sllovene përsëri e fuqizojnë "Dekret-ligjin për sigurinë publike në krahinat e riçliruara", që kishte hyrë njëherë në fuqi më 18 gusht të vitit 1913. Me këtë dekret-ligj, në këto krahina do të qeveriset deri në gusht të vitit 1919. Ky dekret u shërbente autoriteteve serbe për të vendosur këtu pushtetin serb me dhunë. Me këtë akt banorëve të trevave të ”riçliruara” iu morën të
drejtat elementare, politike e qytetare. Me kalimin e kohës edhe në Pollog në mënyrë permanente shtohej efektivi ushtarak dhe i gjindarmerisë serbe. Kështu p.sh. në janar të vitit 1919 në Tetovë ishte dislokuar Çeta e lV-të e Batalionit 21 të Regjimentit të këmbësorisë me një bateri malore; poashtu aty ishte dislokuar edhe Shtabi i Divizionit i Regjimentit të artilerisë malore të Shumadisë, ndërsa në Gostivar ishte dislokuar një tog i Çetës së dislokuar në Tetovë. Katër muaj më vonë, në maj 1919, në Tetovë ishte doslokuar Çeta e II-të e Batalionit të II-të e Regjimentit të XXVIII-të me një efektiv prej 153 ushtarë. Kjo çetë ishte stacionuar gati në tërë territorin e Pollogut, përkatësisht të qarkut të Tetovës: gjysma e efektivit të kësaj çete ishte dislokuar në Gostivar e në Mavrovë dhe, gjysma tjetër në Tetovë. Kështu në fillim të vitit 1919 në Tetovë ishte doslokuar edhe Komanda e Qarkut të Regjimentit XXV-të, ose e Regjimentit të Tetovës, në krye me komandantin e Komandës së Vendit, si Postkomanda ushtarake e Regjimentit XXVIII-të, sikurse dhe posta ushtarake. Siç që shihet, qyteti i Tetovës përsëri do të bëhet qendër administrative ushtarake për prefekturën e Pollogut. Pra, në pikëpamje administrative ushtarake Pollogu, sikurse dhe i gjithë qarku i Tetovës përfshihej në kuadër të qarkut të Regjimentit të XXV-të ose të Regjimentit të Tetovës. Ky qark i Regjimentit ishte në përbërje të Zonës së Divizionit të Vardarit, e cila zonë filloi të funksionojë, që në gjysmën e dytë të vitit 1918; Zona e Divizionit të Vardarit përfshihej në kuadër të Armatës së lll-të, dhe komanda e kësaj armate u formua më 1 janar 1919, e cila për detyrë kishte, përveç tjerash, të bënte dhe hapjen e re territoriale ushtarake, si dhe të mundësonte formimin e formacioneve të reja të ngjashme. Sistematizimi i trupave ushtarake edhe në Pollog, përkatësisht vendosja e tyre në qarkun e Tetovës ishte bërë me atë qëllim, që të sigurohen të gjitha shtigjet kryesore dhe kanalet e sigurta, të cilët, siç thuhej, mund t'i çfrytëzonte "armiku" nga jashtë për të shkaktuar trazira, me qëllim të destabilizimit të pushtetit serb. Ndërkaq, për ushtrinë që ishte e dislokuar në trevën e përmendur, me qëllim të sigurimit të rendit publik, shpenzimet për furnizimin e saj binin mbi kurrizin e populisisë së trevës në fjalë. Poashtu Tetova do të bëhet dhe qendër administrative policore për qarkun me të njëjtin emër - Tetovës.
Gjatë vitit 1918/1919 efektivi i gjindarmerisë serbe në qarkun e Tetovës e, njëkohësisht edhe në Pollog, në mënyrë permanente shtohej e konsolidohej jo vetëm në efektivat me njerëz, por dhe në pikëpamje të organizimit e të teknikës. Kështu p.sh. më 17 tetor 1918 këtu vepronte Aradha serbe e gjindarmerisë, me detyra speciale, kurse efektivi i saj në njerëz në mënyrë permanente ishte rritur në vitin 1919, gjë që dëshmoj në dhe këto të dhëna faktografike: psh: në mars të vitit 1919 në qarkun e Tetovës ishin dislokuar 112 gjindarmë: në muajt maj-qershor ishin përqëndruar edhe 120 gjindarmë; në shtator në atë mënyrë ishin angazhuar edhe 233 gjindarmë, ndërsa në tetor këtu në vend të Aradhës veç po vepronte Çeta e XV-të e gjindarmerisë, me seli në Tetovë, e cila numronte 275 gjindarmë dhe 4 oficerë; nga ato në rrethin e Tetovës ishte dislokuar një tog gjindarmerie me 159 gjindannë dhe oficer, në rrethin e Gostivarit një tog me 48 gjindarmë dhe 1 oficer në rrethin e Galiçnikut një tog me 52 gjindannë dhe 1 oficer e në rrethin e Poreçes ishte doslokuar një tog me 16 gjindarmë; ndërkohë në nëntor në këtë qark ishte dislokuar gjithësej 294 gjindamië. Pra, deri nga fundi i vitit 1919 në Pollog si dhe në mbarë qarkun e Tetovës u konsolidua pushteti policor, dhe ne pikëpamje administrativo-policore kjo trevë ishte vënë nën juridiksionin e Çetës së II-të të Batalionit të Parë të Brigadës së XV-të të gjindarmerisë . Por, për ruajtjen e rendit e të sigurisë në qarkun e Tetovës, pos ushtrisë e gjindarmerisë, ishin angazhuar dhe organe të tjera, siç ishin rojet, patrullat, njësitë e ndjekjes dhe personat e besuarë të spiunimit, agjenturës, etj. Në këtë drejtim, si dhe për përforcimin e pushtetit serb në këtë trevë, përveç këtyre njësive, që në fillim u angazhuan në aksione të drejtëprdrejta luftarake edhe trupat frenge që ishin të dislokuarë aty. Posa hynë e u dislokuan forcat ushtarake dhe të gjindarmerisë serbe edhe në Pollog, me përkrahjen e Komandës ushtarake ato menjëherë iu qasën organizimit të pushtetit të përkohshëm civil lokal. Kështu, me 13 tetor 1918 në Tetovë arriti prefekti serb e menjëherë nga pushteti i përkohshëm e mori në duart e veta organizimin e pushtetit lokal. Nën komandën e prefektit u vu edhe Aradha e gjindarmerisë në Tetovë, e cila ishte mbështetja dhe arma kryesore e prefektit në fjalë gjatë konstituimit të pushtetit dhe të ripërtritjes së prefekturës së Tetovës. Pra, tani veç më, në vitin 1919 sërish u përtri qarku ose prefektura e Tetovës, me një strukturë organizative të ngjashme me atë të para Luftës së Parë Botërore. Në krye të administratës së qarkut ishte prefekti i qarkut, ndërsa selia e prefektit në fjalë ishte qyteti Tetovë. Qarku i Tetovës në fund të vitit 1919 kishte gjithësej 143.970 banorë dhe në kuadër të këtij qarku ishin të përfshirë 4 rrethe ose nënprefektura: në krye të administratës së rrethit qëndronin nënprefektët. Ndërkohë rrethet ishin të ndarë në komuna. Në atë kohë qarkun e Tetovës e përbënin këto rrethe ose nënprefektura: rrethi i Tetovës me seli në Tetovë, ku bënin pjesë 18 komuna ose këshilla të vendit ose bashkia; rrethi i Gostivarit me seli në Gostivar, ku bënin pjesë 15 komuna: rrethi i Galiçnikut me seli në fshatin Rostushë me 9 komuna: rrethi i Poreçes me seli në Brod (sot Makedonski Brod), me 7 komuna. Komunat ishin njësitë themelore të administratës dhe, pushteti komunal shërbente si organi ekzekutiv në teren, ku ekzekutoheshin urdhëresat për kullukun, për pagimin e tatimeve për rekuizimin lidhur me nevojat e ushtrisë e të tjera.
Të përfundojmë, se hyrja e ushtrisë frenge në Pollog, mundësoi riokupimin serb të kësaj treve si dhe rivendosjen e, rikonstituimin e pushtetit serb, me të gjitha karakteristikat për atë pushtet; kështu gjatë vitit 1918/1919 edhe në Pollog (në qarkun e Tetovës) u konstitua pushteti ushtarak e policor; si dhe ai civil serb. Autoritetet më të larta ushtarake serbe që në vitin 1916 me akt të veçantë, i cili; akt do të aktivizohet më 25 shtator 1918, kishin përcaktuar konturat e rregullat e sjelljes së organeve dhe të bartësve të pushtetit serb pas rikthimit ose të riokupimit, siç thuhet të ”Serbisë Jugore”. Ndaj shqiptarëve dhe çështjes shqiptare me atë rast Qendra e vendosjes së politikës serbe kishte definuar një strategji dhe politikë speciale, siç thuhet në vijim se "sipas vendimit të Këshillit të ministrave, çështjet shqiptare do të udhëheqen sipas një direktive dhe me më shumë përpikshmëri...qysh është vepruar dhe deri më tani". Organet serbe poiitikën antishqiptare e zhvillonin në formë të kamufluar, me qëllim që çeshtjen shqiptare të mbajnë sa më të ndrydhur dhe sa më larg nga vemendja e opinioni i jashtëm ndërkombëtar; ndërkohë ato organe serbe fort kujdeseshin që me veprimin e pushtetit serb të mos provokohet intervenirni i Evropës: përkatësisht ardhjen e Komisionit ndërkombëtar në viset e okupuara shqiptare. Por, siç konstatojnë dhe studiuesit Bogomil Hrabak dhe Dragosllav Jankoviq, se shumicën e banorëve të Maqedonisë Perëndimore të sotme edhe në atë kohë e përbënin shqiptarët dhe, popullsia shqiptare në këtë trevë kishte marë qëndrim kundër vendosjes dhe përforcimit të pushtetit serb. Disponimi i këtillë te shqiptarët ishte evident dhe ajo shumë me e qartë se sa psh. sllavomaqedonasit. Kundër pushtimit dhe politikës antishqiptare të Serbisë përkatësisht të Jugosllavisë, që në ditët e para të tetorit 1918 ngrehet fuqishëm qëndresa edhe e shqiptarëve të Pollogut e cila manifestohej në forma te ndryshme. Kështu, pas kapitullirnit të Bullgarisë, në rrethana të një gjendjeje anarkie, pa pushtet në Pollog, qarqet dhe individë shqiptare me autoritet, në ditët e para të tetorit 1918, tentuan që të organizojnë jetën politike shqiptare, para se kjo zonë të pushtohet nga ushtria serbe dhe, në këtë vend të konsituohet pushteti serb. Siç thotë dhe kryeçetniku serb -Vojçe Tërbiç, se: "Ali Beg Dërralla nga Tetova dhe Qamil Beu nga Gostivari”, të cilët të dy nga familjet aristokrate shqiptare, e ngritën lartë flamurin Shqiptar në ato treva". Ndërkaq, nga mesi i tetorit 1918 kundër pushtimit serb shpërtheu në mbarë krahinën e Dibrës kryengritja shqiptare; por as në zonën e Pollogut "rend dhe siguri" nuk kishte, pasi që nga gjysma e dytë e tetorit të vitit 1918 çetat guerile ose kaçake shqiptare, të cilët numronin dhe deri në 200 luftëtarë, muarën një varg aksionesh edhe në Pollog. Aksionet e çetave shqiptare në Pollog vazhduan dhe gjatë vitit 1919. Autoritetet serbe çetat shqiptare dhe aksionet e veprimet e tyre në Pollog, në të shumtën herë i karakterizonin dhe i proklamonin si akte të plaçkitjeve, akte cubash etj; por nga ana tjetër, ata ishin të detyruar që të pranojnë vetë se shumica e çetave shqiptare si dhe aksionet e tyre dhe veprimet ishin politike, ose siç thuhej ndryshe, se aksionet e çetave shqiptare paraqitnin ose si paraindikacion për kryengritje, ose si tentim për ta kompromituar forcën e besimin e shtetit serb, respektivisht jugosllav, dhe të ngrejnë popullin shqiptar të kësaj treve në kryengritje. Për shpartallimin e çetave shqiptare të armatosura dhe për nënshtrimin e shqiptarëve, si dhe për vendosjen e "rendit dhe të qetësisë" në prapavijën e ushtrisë serbe, qarqet gjithmonë preferonin përdorimin e forcës ushtarake dhe të gjindarmerisë mbi popullsinë shqiptare. Poashtu, në kohën derisa ishin të dislokuara trupat frenge në Pollog, edhe ato trupa angazhoheshin, krahas trupave ushtarake dhe të gjindarmerisë serbe, duke qenë
në shërbim të realizimit të politikës antishqiptare të qarqeve serbe.
Njëkohësisht pushteti serb me vigjilencë e përcjellte edhe lëvizjet e personave shqiptarë me ndikim nga Pollogu, siç ishin p.sh. Halim Bej Dërralla, Osman Mustafa etj. Prandaj, si pasojë e dhunës që ndërmerte pushteti serb, pos tjerash, në burgjet serbe dergjeshin shumë shqiptarë të këtij vendi; kështu psh. në gusht të vitit 1919, nën pretekstin se janë nacionalistë, në Tetovë ishin burgosur 300 shqiptare. Por, shqiptarët e Pollogut nuk u gjunjëzuan e as s'u nënshtruan as para dhunës e terrorit serb me dimensione të gjenocidit, dhe qëndresa e shqiptarëve për jetë të lirë kombëtare kurrë nuk do të pushojë në këtë trevë.