Xhemail Hasani ose Xhemë Hasë Gostivari, u vra me 6 Maj 1945 në gjumë nga dhëndri i tij(sipas gojëdhënave), i cili më-pastaj ja preu kokën dhe ja dërgoj OZNA-s Jugosllave, të cilët e vendosën në Gostivar e Tetovë si hakmarrje ndaj Ballit Kombëtar.
Kush ishte Xhemë Hasa?
Në rrëzë të malit Ahishtë, në afërsi të vendit i quajtur Pallma, ku gufon një burrim me ujë të bollshëm dhe të kthjelltë, shtrihet fshati Simnicë, në një largësi prej pesëmbëdhjetë kilometra në jug-perëndim të Gostivarit.
Këtu, në këtë fshat në vitin 1908 lindi Xhemë Hasa. U rrit në një familje të varfër, me shumë fëmijë. Pasi ariti moshën e pjekurisë, Xhema ia fillon punës si bujk dhe si blektor me pasurinë e tij që e posedonte. Padrejtësitë që i bëheshin popullit shqipëtarë me anë të provokimeve dhe ofendimeve, i ka përjetuar personalisht edhe Xhemë Hasa dhe familja e tij. Sjellja arogante e personave të pushtetit serbo-sllav e ka irituar dhe detyruar këtë trim që ta braktiste pasurinë dhe familjen e tij dhe të hudhej në luftë për mbrojtjen e nderit të familjes, për mbrojtjen e kombit dhe për mbrojtjen e atëdheut të tij.
Xhema në fillim ishte ushtar ndër të parët që luftoi në jug të Shqipërisë per mbrojtjen e tokave shqipëtare. Për suksesin e treguar, mbretërija e atershme e Ahmet Zogut e gradon oficer i ushtris së atëhershme të Shqipërisë.
Me fillimin e luftës së dytë botërore në vitin 1941 kthehet në vendlindje që ta ndihmonte popullatën në mjedisin ku jetonte.
Padrejtësia që i silleshte kombit shqipëtar ai çohet në luftë kundër fashizmit italjan, kundër sllavo-komunistëve ku vlen të përmenden aksione luftarake si ata :
-Lufta për çlirimin e fshatit Zajas,
-Lufta për çlirimin e Dibrës,
-Lufta në Mal të Thatë,
-Lufta e Kërçovës,
-Lufta e Debarcës,
-Lufta e fshatit Beliçicë,etj.
Pas kapitullimit të Italisë më 1943 në Maqedoninë Perendimore tërë pushtetin e merr Ushtria e Ballit Kombëtarë , me këtë vërtetohet se në këta troje në atë periudhë historike ka sunduar pushteti shqiptarë dhe se Ushtria e Ballit Kombëtarë ka qenë në shërbim të popullit vendas.
Lufta e Xhemë Hasës si oficer dhe si komandant i Ushtrisë së Ballit Kombëtar në Maqedoninë Perendimore mund të konsiderohet si luftë për çlirimin dhe bashkimin e gjith tokave shqiptare në një shtet etnik.