Musa Aga Adilçe / Usta Musa
(Fotografi e vitit ~1918)
Shkruan: Iljas Iljazi
Fotografia në këtë temë është i gjyshit tim dhe daton në vitin 1943.
Mjeshtri i parafundit i familjes Armë-prodhues/ndreqës të Tetovës. Tetova ka qenë ndër shekuj e njohur për punëtoritë e armëve. Mjeshtri (usta) Musa, rrjedh nga familjet më të vjetra të Tetovës si dhe nga familjet e rralla që kanë prodhuar armë të Ballkanit. Pushkët e të cilëve sot e kësaj dite gjenden në pallatin e Topkapisë, në Stamboll e në muzeje të tjera anë e mbanë botës.
Baba i tij, stergjyshi Mjeshtri i pushkëve Iljas Ustai ka qenë i njohtur si mjeshtri më i persosur per pushkë te tipit martin. Në Janar të vitit 1920 detyrohet ta ndron zanatin në mekanik preciz me diktatin e pushtetit Serb të Beogradit dhe po atë muaj të jep provimin në Beograd dhe në fror të po atij viti, 1920 të mer vendimin për vazhdim të zanatit në puntorin në qendër të Tetovës si mekanik preciz.
Djali i tij Musa me kthim prej luftës së Jemenit, me qëndrim prej 7 viteve, me 1923 kthehet në puntorin e babes së tij dhe vazhdon me punë. Mjeshtri Musa Aga, me shkollim të kryer Ruzhdie, i vendos gypat e para metalik të ujit në Tetovë 1923/1924. Vazhdon të punon në puntorin e babës së tij deri 1936 të cilin e trashigon me vdekjen e mjeshtrit Iljas dhe aty vazhdon të punon me vëllain e tij Memetrizen. Në vitin 1941 prap kthehet në zanatin e pushkëve por tani vetëm në riparim të tyre e jo në prodhim. Kjo zgjat deri vitin 1945 kur vjen sistemi komunist dhe ndalohet puna dhe mbajtja e armëve të zjarrta. Në 1945 mbas lirimit nga monopoli i Tetovës kthehet si mekanik preciz në punetorin e vet me djalin e tij mjeshtrin Qamil ustain i cili e vazhdon traditen familjare të mjeshtrit të mirnjohur në Tetovë. Disa mjete të prodhimit të pushkëve prej puntorisë meren nga ana e museumit ushtarak të Beogradit në vitin 1947.