Lindi në fshatin Rasadishtë, si djali më i madh nga tetë fëmijët e Qemal Gjokës, njërit nga bijtë e Emin Gjokës që në një luftë kishte humbur njërën këmbë andaj,populli e quante edhe Emin Topalli. Ai gëzonte autoritet në popull si luftëtarë i dekoruar dhe si gjykatës i drejtë...Për meritat e tija, pashai i asaj kohe i dhuron çifligun ku sot është katundi piktoresk,Rasadishta.
Si besimtarë bektashian, Rasadishtasit janë kujdesur për teqenë e Arabati në Tetovë. Ritet bektashiane bënë që, familjet (të gjithë kushërinjsh), emocionalisht të jenë shumë të lidhur gjë që, i dallonte shumë nga të tjerët. Që në fëmijëri ata njiheshin me kulturën persiane. Thua se s'ka patë fëmijë që nuk e ka ditur përmendësh "Gjylistanin-trandafilishten" e Saadiut. Naim Frashërin e recitonin të gjithë,ishte frymëzimi kulmorë i tyre...Në këtë frymë u rrit edhe Ismajlakiu.
Babai Qemali arsimdashës, përkundër kushteve tejet të rënda ekonomike, insistonte që fëmijët ti shkollonte... Ismaili pasi kreu gjimnazin në Tetovë, regjistron dhe mbaron Shkollën e Lartë në Prishtinë, drejtimi gjuhë dhe letërsi. Pas daljes nga burgu, mbaron edhe fakultetin në Prishtinë... Jeta e tij ishte tejet e rëndë. Gati në të gjitha shkollat ku ai punoi, edhe pse i dëshmuar si mësimdhënës shembullorë, përjashtohej nga puna si element nacionalist shqiptarë...
Në demonstratat e v.1968 Ismaili ishte në ballë të tyre. Burgoset, fizikisht trajtohet shumë keq. Gjatë gjykimit ai i artikulon drejtë padrejtësitë që u bëhen shqiptarëve...
Falë protestave të grave shqiptare(ku bashkëshortja e tij, Qamilja, ishte në ballë të tyre...) në organet më të larta federative në Beograd, bashkë me të burgosurit tjerë, me dekret nga kabineti i Titos, edhe Ismaili, lirohet nga burgu. Babai i katër fëmijëve detyrohet që të punësohet në tetëvjeçaren e Vitisë në Kosovë ku falë Xhemil Dacit, që më parë ishte punësuar në gjimnazin e këtij qyteti dhe ku,pas tij u punësuan edhe gjashtë tetovarë ish të bashkburgosur...
Në v.1973 e ashtuquajtura "letra e Titos", gjithë tetovarët suspendohen nga puna...
Ismajli(siç shkurtë e thërrisnin), krahas bujqësisë për mbijetesë, konkurron në shumë shkolla të Tetovës.Pas shumë vitesh,falë guximit të një drejtori, pranohet në tetëvjeçaren e katundit Zherovjan. Por jo gjatë, vendimi i komitetit ishte si zakonisht, largim nga puna(1987)...
I jepet me zell bujqësisë në Rasadishtë. Prodhimet e zarzavateve që i kultivonte, shpesh i mbante në shpinë deri në Çarshinë e Epërme ku i shiste. Kjo punë e rëndë atë e lodhi shumë...Jeta e mundimshme për ti rritur të katër fëmijët e mitur, ngarkesa shpirtërore që e ndiqnin vazhdimisht bënë që, tensioni i lartë i gjakut të cilin nuk e mjekonte, rëndonte vazhdimisht shëndetin e tij...Edhe në kësi gjendje ai kurë nuk e humbte humorin dhe buzëqeshjen. Shpesh bënte shaka me mjerimin e tij. Kurrë nuk e humbi besimin se, çështja gjithëshqiptare do zgjidhet mbarë...
Ai në v.1994 me përkrahësit dhe kushëririn e tij Dervish Tahirin(më pastaj Baba Tahiri), do të ngujohet në kompleksin e Arabati Baba Teqes, deri në rikthimin e sajë në pronë bektashiane...
Vdiq, ashtu si e kishte paraparë në v.1997 se: "Trupin do ma gjeni te patlixhanat..." Ishte ditë korriku përcëllues kur përjeton hemorragji cerebrale në mes radhëve të patlixhanave... U varros 100 metra më poshtë zarzavateve që ngelën pa kultivuesin e tij, në Rasadishtë...
IRONIA E JETËS!
Që të nesëmen pas varrimit, pas 10 vite pritjeje, Ministria e Arsimit, ankesës së Ismailaki Emin-Gjokës i përgjigjet pozitivisht, pra mundet të kthehet në punë në shkollën fillore të Zherovjanit... "Nisma'68", figurat martire si Ismailaki Emin-Gjoka,do i përcjell dhe përkujton në vazhdimësi. RESPEKT PËR MARTIRËT E LIRISË,LAVDI!