KORRI I GRAVE „TEUTA“
Autor: Gëzime Hajredini
Korri i Grave ,,Teuta” u formua në mënyr jo formale nga vullneti dhe deshira e shumë grave që me kohë e kanë dashur këngën e vjetër qytetare dhe që pandërprerë kanë kënduar në dasma dhe tubime familjare, në rini si antare të SHKASH „Xheladin Zeqiri“. Edhe në moshën e tret neve nuk deshtëm të rijme pasive pasi në ahengjet e familjeve tona këndonim padërprerë si vajzat, nuset dhe shoqet tona të rinisë si dhe adhuruese te këngëve të vjetra qytetare. Gjithmon kur takoheshim thojshim duhet ta formojmë një grup të grave dhe ndoshta do të jemi të parat që do ta thejm akullin. Ajo ditë e shumëpritur ishte dita e 8 marsit të vitit 2005 kur festonim ditën e nënave në një restorant në Tetovë. Këtu u lexua një letër e shkruar paraprakisht me qëllim të njoftimit të grave për iden që kishim menduar në lidhje me grupin e grave siç e quanim atëherë. Me aklamacion të fuqishëm i dhanë përkrahje ides tonë për tju bashkangjitur nji numër i madh i grave nga mosha 20-72 vjet. Me që grupit i duheshte një mbështetje më e sigurt unë si kryetare e subjektit juridik - Shoqata „Dora e Art“ nga përvoja ime i dhash mbështetje këtij grupi duke e rradhitur në aktivitetet e shoqatës Dora e Artë udhëhequr nga viti 2005 në kohën e formimit joformal me shumë aktivitete duke filluar nga qyteti ynë Tetova dhe më gjërë.
Të gjitha antaret e grupit janë me profesione të profileve të ndryshme duke filluar nga përkrahja pa rezervë e Dirigjentit Jetmir Rexhepi-profesor i solokëndimit, Jeton Pustina-profesor i artit muzikës dhe njëkohësisht udhëheqes i Orkestrinës, gra pensioniste, disa që vazhdojnë ende të punojnë, studente të artit të muzikës, dashamirës të këngëve të vjetra qytetare etj. Dua ta ceki se ky ishte grupi i parë i grave që përbëhej nga gra më të moshuara edhe atë pas shpërbërjes të ish Jugosllavisë. Pas 8 viteve veprimtari grupi jo formal, zyrtarisht u regjistrua në regjistrin qendror të RMV më 14.05.2014 i emruar KORRI I GRAVE „TEUTA“ në Tetovë me dashamirsi, jo profitabile, shoqatë kulturo artistike jopartiake, e formuar si shoqatë e lirë e qytetarëve për realizimin, mbrojtjen dhe harmonizimin e interesave të tyre dhe për të zhvilluar e ruajtur traditat e zakoneve dhe vlerave dhe si kryetare u zgjodh antarja më e moshuar Qefajete Beqiri me profesion mësuese e pensionur. Qëllimi kryesor i Shoqatës „Kori i Grave „Teuta““ është që ti shpalos këngët e vjetra qytetare, ta ngrisë dhe ruajë traditën, veshjet dhe vlerat tjera kulturore tradicionale, ti barte të mirat folklorike me theks te gjeneratat e reja të cilën do jenë bartës të identitetit të kulturës në rrugën e rruajtjes autentike të djepit folklorik në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe të shteteve të regjionit .
Korri i Grave Teuta si grup joformal ka organizuar dhe shumë manifestime kulturore ndër vite, disa prej tyre janë:
Më 14.06.2006 përher të parë u paraqitën para publikut në pallatin e kultures në Tetovë me programin e pregaditur nga dirigjenti Jetmir Rexhepi dhe Orkestri nën udhëheqjen e Jeton Pustinës. Këta dy personazhe të grupit ishin shtylla e fortë për afirmimin e grupin në rrugën e SUKSESIT.
Me 24 Nëntor 2007 „Kori Grave Teuta“ organizoi festivalin e parë regjional të emëruar Festivali-„Teuta“ që u mbajtë në qendrën e kulturës „Ilo Antevski Smok“ në Tetovë e finansuar nga Ministria e Kulturës në RMV. Më 2008, 2009, 2010 përsëri nikoqir KORRI I GRAVE “TEUTA“ i festivalit „TEUTA“.
-Pjesmarje në Revin regjionale 2009 të penzionistve të Maqedonisë ku edhe e fitoi vendin e parë në Maqedoni.
-Pjesmarje në festivalin folklorik në Ljubljan në vitin 2010.
-Në vitin 2017 fitoi çmimin „Grand Prix“ nga „Televizioni 21“ i Maqedonisë së Veriut.
Dirigjentët:
1.Jetmir Rexhepi
2.Jeton Pustina
Antaret e grupit janë:
1 Gëzime Hajredini (Kryetare e pare e formimit të Korrit të grave,,TEUTA,, 2005-2013,)
2.Ramije Ibraimi –Koordinatore e aktiviteteve
3.Hasbushe Ziberi –Stiliste dhe koreografe
4.Qefajete Beqiri (Kryetare nga viti 2014)
5.Hirijete Nesimi
6.Shivezar Idrizi –Shivi
7.Xhemile Osmani
8.Menduale Limani
9.Atixhe Rustemi
10.Suzana Luma
11.Suzana Rexhepi
12.Ferizate Milaimi –Xate
13.Zemrije Pustina
14.Gjylimsere Kasapi
15.Mirushe Murati
16 Idajete Asani
17.Hadije Ramadani
18.Diana
19.Verka Shaini
20.Nevruze Lazami
21.Flora Kasapi
22.Shpresa Mustafi
23.Igbale Pustina