KUSH ISHTE TAJAR TETOVA? Emrin e të cilit e mbante njëra ndër shkollat e para Shqipe në Tetovë!
I lindur në Kalkandelen (Tetova e sotme) në fund të shekullit të XIX-të, Tajar bej Tetova vinte nga një familje fisnike pronarësh tokash. Tajar Tetova ishte një komandant ushtarak shqiptar dhe udhëheqës i çetës në jug të Shqipërisë dhe Maqedonisë.
Komitetet shqiptare zhvilluan midis ushtarëve dhe oficerëve të trupave osman një agjitacion të dendur kundër Komitetit "Bashkim e Përparim". Në këto kushte nisi bashkëpunimi me shoqërit e fshehta,që vepronin në rradhët e ushtrisë osmane që drejtoheshin nga "Grupi i oficerëve shpëtimtarë"(Halasçar zabitan gurubu) si dhe me partin opozitare "Hyrriet ve ittilaf" (Liri dhe Marrëveshje). Në garnizonet ushtarake të Manastirit u përhap një trakt i cili mbante emrin "Partia për Shpëtimin e Atdheut", ku parashtroheshin kërkesat programatike për përmbysjen e qeverisë, shpartallimin e komitetit xhonturk dhe depolitizimin e ushtrisë. Më 21 qershor të vitit 1912 një grup oficerësh e ushtarësh (8 oficer dhe 140 ushtarë), të batalionit të parë të regjimentit të 49-të, të këmbësoris të udhëhequr nga oficeri shqiptar Tajar Tetova i njohur për ndihmesën e madhe që kishte dhënë në fitoren e Revolucionit Xhonturk.
Në raportin e ambasadorit austro-hungares, Kral thuhet se: "Tajar bej Tetova ka qenë i shquar qysh më parë në çështjen nacionale dhe se për rebelizëm kishte nxitur kryesisht tanë bashkatdhetarët e tij, në veprimtarinë e tij që kishte qëllime nacionale". Figura qendrore e lëvizjes së oficerëve ishte kapiteni Tajar bej Tetova si përkrahës i "Marrëveshjes Liberale". Manastiri nuk do zgjidhej rastësisht si qendër ndërlidhëse e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare dhe Lëvizjes ushatrake, kjo u bë për arsye se ky qytet përbënte kryeqendrën e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare për Shqipërinë e mesme dhe jugore, ku kishte selinë edhe Korparmata e VI e ushtrisë osmane. Tajar bej Tetova, kapiten në garnizonin e Tetovës, në viset shqiptare të Vilajetit të Manastirit do të vihej në krye të grupit të "Shpëtimtarëve të Atdheut" dhe protagonist kryesor i Lëvizjes në ushtri, i cili ishte atdhetar i shquar nga dera e Derallëve (Pashallarëve Tetovarë).
Tajar bej Tetova do të bëhet shtylla kryesore, e cila do të mbajë lidhjet kryesore midis Lëvizjes Kombëtare Shqiptare dhe Lëvizjes Ushtarake. Më 19 qershor 1912, konsulli bullgar njofton se Tajar beu me disa miq ka qenë në fshat afër Korçës, ku ka pasur takime të fshehta me përparimtarë shqiptarë nga Korça. Përveç shqiptarëve mysliman me Lëvzjen janë bashkuar edhe shqiptarë krishterë, si Pandeli Calis,Llambi Bibli,Themistokli Gërmenji etj. Arratisja e Tajar beut natën midis 21 dhe 22 qershorit e dha sinjalin për fillimin e rebelimit të tyre. Sipas konsullit austro-hungarez në Manastir u arratisën 25 oficerë dhe 469 ushtarë shqiptarë nga Korparmata e VI e Manastirit ku u dezertuan 10 ushtarë nga garnizoni i Tetovës, të cilat iu bashkuan kryengritësve. Ushtarë e dezertuar nga garnizoni i Korparmatës VI shkuan në tri drejtime: grupi i parë në drejtim të Malësisë së Dibrës. Grupi i dytë në krye me Tajar bej Tetovën në drejtim të Korçës dhe grupi i tretë kaloi në krahinën e Demirhisarit dhe Strugës me synim bashkëpunimi me kryengritësit. Dalja në skenë e kësaj lëvizjeje përbënte një ndihmesë, për Kryengritjen shqiptare në një fazë të caktuar. Dezertimi i kapitenit Tajar bej Tetovës, bashkë me oficerët dhe ushtarët, përbënte një ngjarje me rëndësi për Lëvizjen kryengritëse në Shqipërinë e Mesme dhe të Jugut.
Deklarata e kapiten Tajar bej Tetovës,në të cilën thuhej: " Në qoftë se Lëvizja ushtarake do të dështonte, oficerët shqiptarë për arsye kombëtare do të vazhdojnë, të bëjnë luftë dhe do të organizojnë kryengritjen e përgjithshme. E frikësuar nga masivizmi i Lëvizjes kryengritëse, qeveria osmane ndërmori masa për shuarjen e saj. Ndërkohë kryengritja e armatosur në tri vilajetet gjatë korrikut, mori përmasa të kryengritjes së përgjithshme, që rezultoi me çlirimin e disa viseve të Vilajtetit të Kosovës. Me këmbënguljen e drejtuesve të Kryengritjes, në krye me Hasan Prishtinën më 5 gusht, do të pasojë dekreti
perandorak për shpërndarjen e parlamenitit. Pas përfundimit të bisedimeve shqiptaro-osmane dhe arritjes së marrveshjes, për aprovimin e 12 nga 14 kërkesat e shtruara të delegacionit shqiptar dhe hyrja në fuqi e dekretit për amnisti. Konsulli bullgar në Manastir informon, se Tajar bej Tetova më 20 gusht 1912 në hotelin "Liri" ka bëre deklaratë, se ai del jashtë rradhëve të Lidhjes Ushatrake "Hevzi Vatan" ku me rrëzimin e kabinetit dhe me shpërndarjen e dhomës "Ittihadxhije" thotë: kam përfunduar misionin dhe i dorëzohem plotësisht, t'i shërbejë kauzës Kombëtare Shqiptare. Më tej vazhdon raporti, se Tajar bej Tetova përgatitet të niset për Tetovë, qytetin e lindjes së tij.
Gjithashtu vlen të ceket që Tajar Tetova ishte Kryetar i Bashkisë së Elbasanit ku edhe një rrugë në Elbasan mban emrin e tij si dhe një ndër shkollat e para shqipe në Tetovë mbante emrin e këtij heroi nga Tetova.
Shkruan: Prof.Dr. Zeqirja Idrizi "Diplomacia Evropiane dhe Tajar Tetova (1908-1915)"
Fotografi të huazuara nga: Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave për qëllime edukative!