"Shqiptarin s'e ka nxjerr lokja prej barkut, por Huta prej çarkut!"
Autor: Ismail Arsllani
Në fillim të shekullit XVIII, Tetova si qytet (kasaba) nën pushtetin osman dhe me pashallarët tetovarë të cilët me pasurinë e vet të fituar, githnjë e më shumë bëheshin të pavarur nga Porta e Larte, filloi zhvillimin e vet në shumë drejtime, sidomos në atë te zejtarisë dhe tregtisë.Ne atë periudhë ky qytet-kasaba kishte të zhvilluar mbi 50 lloje të zejeve, por atë kishin afirmuar dhe e kishin bërë të njohur edhe përtej kufive të Perandorisë osmane, prodhimi i pushkëve shumë efektivë dhe me pamje të bukur, me emrin "Huta". Në këtë veprimtari veçmas ka ndikuar pasuria e rajonit me xehe të ndryshme (hekur, bakër, plumb, argjend etj.), afërsia e minierave dhe sidomos nxjerrja dhe përpunimi i tyre.
Një dyqan armësh në Janinë,ku shiteshin pushkët e njohura "Huta" të Tetovës
Tytat e pushkëve që shpoheshin në Tetovë (Kallkandelen), përmenden për cilësinë e tyre të mirë,për procesin e mekanizmit të shpimit të tyre, duke shfrytëzuar energjinë e ujit të lumit Shkumbin, që kalonte përmes qytetit. Pushkët e Tetovës, nga autore te ndryshëm, njihen si "Huta" shqiptare. Prodhimi i "Hutës" filloi rreth vitit 1875 dhe, pavarësisht urdhrave të qeverisë perandorake për ndalimin e prodhimit, vazhdoi të prodhohej deri në vitin 1910. Sipas disa autorëve, "Huta" kishte këto karakteristika: gjatësia nga 1,3 m. deri 1,24 m., pesha 4,1 kg., kalibri 11,43 mm., pesha e plumbit 31,1 gram; shpejtësia fillestare e plumbit 416 m. sek. Largësia më e madhe e hedhjës së plumbit arrinte deri 852 metra. Mekanizimi i shkrepjes i përkiste sistemit të bllokut të shulit, i cili ulej poshtë me dorë, me anën e një leve.
Populli ynë, "Martinën" e njohur e emëroi "Huta" shqiptare, ndaj edhe ajo hyri në frazeologjinë e shprehjeve të ndryshme popullore: "Shqiptarin s'e ka nxjerr lokja prej barkut, por Huta prej çarkut!"
Armetarët e aftë shqiptarë dhanë kontributë të posaçëm jo vetëm në armatosjen e popullit në luftërat për liri e pavaësi, sidomos gjatë Rilindjes Kombëtare që u kurorëzuan me shpalljen e pavarësisë më 28 nëntor 1912 por edhe në kultivimm e artizanatit dhe trashëgimisë kulturore shqiptare ndër shekuj.
Pos pushkëve të njohura "Huta", mjeshtrit tetovarë filluan të bëjnë edhe modifikimin e modeleve ekzistuese, duke prodhuar pushkë te llojeve të tjera. Armëtarët e Tetovës deri ne vitin 1910 vazhduan të prodhonin me sukses një lloj pushke më të shkurtër, por që e mbajti emërtimin e meparshëm: "Huta e Tetovës". Për të prodhuar tytën e pushkës "Huta" shqiptare" (të një tipi të "Martinës se vendit), nevojiteshin rreth 2 kg. hekur i butë.
Armëtarët e Tetovës, për t'i shpëtuar ndjekjeve të organeve qeveritare perandorake, filluan të prodhonin edhe armë sekrete të ashtuquajtura "Bastune". Kjo armë mori këtë emër për arsye se tytën e kishte si dorezën e një bastuni. Tyta përbëhej prej hekuri të butë dhe stolisej me ari. Qitja bëhej duke shtypur një sustë,e cila vendosej në dorezë dhe ishte vetëm me një fishek. Kjo armë u paraqit pas shpalljes së Kushtetutës turke (Hyrijetit, 23 korrik 1908), kur ndalohej prodhimi i armëve dhe qarkullimi i lirë i qytetarëve të armatosur.
Tetovarët ishin mjeshtërit më të mëdhenjë dhe shumë të njohur pët prodhimin e armëve në të gjithë Shqipërinë dhe P.Osmane, ku armët e tyre shiteshin jo vetëm në Rumeli e Anadoll, por edhe më larg në Lindjen e Mesme deri në Indi.