BURANEDIN PUPUNCA(1914-2004)
Buranedin Hamdiarif Jamini-Pupunca, lindi në vitin 1914 në Tetovë, ku edhe kreu shkollimin fillor dhe atë të mesëm në kohën e mbretërisë serbe. Rrjedh nga një familje patriotike, e cila është e dëshmuar që nga koha e perandorisë osmane. Sipas dëshmive të djemve të tij, mësimet e para i ka marrë tek Rexhep Hoxha Laçi që është pajisur me dije dhe atdhedashuri. Buranedin Pupunca, që në moshën e re mbetet pa prind me çka është përkujdesur për familjen e tij. Ka qenë shok me veprimtarët e spikatur të Tetovës përkatësisht i takon plejadës së parë të patriotëve tetovarë në krye me Selim efendi Shehapi-LUMA. Në vitin 1935 aktivizohet si anëtar i Organizatës “BESA”. Kurrë s’ka pranuar që të punësohet në sistemet si atë të mbretërisë serbe dhe të Jugosllavisë titiste. Për nga natyra ka qenë mjaft i rreptë, por shumë i sinqertë e i sjellshëm... Luftën e 2001, e ka prit me shumë gëzim dhe pat thënë se, këtë ditë e kam pritur tërë jetën. Jetoi me bindje të thellë se do ta mbërri ta shohë Shqipërinë Etnike. Pas vetes ka lënë katër djem; Ibrahimakiun, Ismailqemalin, Rexhepin dhe Sulejmanin si dhe shumë nipa e mbesa. Ndërroi jetë në vitin 2004.
Po ashtu sipas mbesës së tij M-r Zarije Amdiu, e cila pasi ditë më parë e postova materialin kushtuar Buramedin Pupuncës, nëpërmjet fb më shkruan, përkatësisht më ofroi të dhëna plotësuese, të cilat i publikoj dhe i jam mirënjohëse për plotësimet dhe përmirësimet, të cilat ia bashkangjes në tërësi këtij portreti:
“Jam shumë mirënjohëse për nderin që e keni bërë për gjyshin tonë bujar...Unë, Zarije Amdiu (vajza e Sulejman Amdiut) - si mbesa, si njeri që e njeh nga afër dhe që e ka ndarë bukën, gëzimet e hidhërimet, plot 20 vite, deri në frymën e fundit afër tij, deshta ti shpreh faleminderimet e mia, që ndoshta jeni i vetmit që e keni nxjerr në pah trimërinë e gjyshit, Buranedin Pupunces, edhe pse këtë kurrë nuk e ka bërë për tu lavdëruar, por për interesat e popullit, si një atdhedashës, heroj, për një të ardhme më të mirë,.. për nipërit, mbesat,.. me një fjalë ka mbjellë për të korrur të tjerët (dhe për asgjë me teper).. si një dijetar në atë kohë, e ka dashur shkollimin dhe çdo herë na ka `inponuar` edhe tek ne dijen, emancipimin, është vetë fakti që e dini edhe Ju që ka bartur libra (apo siç thoshte ai ABATARE në mënyrë ilegale...) Rrjedh nga një familje me preardhje osmane, që kanë folur gjuhën turke, gjyshi, ka shkruar edhe ne gjuhën osmane, jam unë vetë ajo që i mbajë këta shkrime dhe si konservatore e kam ndjerë për hak (detyrë), në një institucion që jam edhe vetë, kam shpirt hulumtues, i kam bërë analizat kimike dhe kam vërtetuar që i takojnë periudhave të moçme..
Me një fjalë gjyshërit, stërgjyshërit, tanë kanë qenë heronj, njerëz fisnik, në atë kohë dhe kanë ndihmuar njerëzve të shtypur, në këtë rast për shqiptarizmin, por kurrë s’kanë qenë një anti-osman, anti-turk, siç është edhe njëri nga ata Ismail Pupunca (komandant i 1000 ushtarëve), udhëheqësi i ushtrisë së Abdurahman Pashës. Gjyshi, Buranedin, ka qenë një atdhedashës, e ka dashur vendlindjen, ka bërë gjithçka për Neve këtu që të kemi një të ardhme të rehatshme, kjo është fakti i vetëm që nuk ka dashur kurrë të shpërngulet nga trojet tona, dhe tjetër nuk mund të ketë!
Burimi: M-r Zarije Amdiu