SHKOLLA FILLORE “VLLAZNIJA” 1941, NË FSHATIN PALLÇISHT TË POSHTËM
Autor: Material i shkëputur nga Mr.Sc.Ismet Jonuzi - Krosi "E VËRTETA PËR ORGANIZATËN “BESA” DEGA E TETOVËS ME RRETHINË (1935-1944)" - Tetovë 2020, fq.162
Ishte hapur në vitin shkollor 1941/42. Mësues i parë i kësaj shkolle ishte Lazër Stefi. 169 Në
vitin shkollor 1942/43 shkolla e Pallçishtit i kishte 66 nxënës, pa asnjë vajzë. Mësues i kësaj
shkolle ishte Refik Shaqiri i cili punonte me kl.I, II dhe të III fillore. Mësuesi Refik e kishte
kryer kursin e I-rë pedagogjik pranë Normales “Sami Frashëri” në Prishtinë më 30 shtator
1942. 170
Në vitin shkollor 1943/44 shkolla e Pallçishtit i kishte 60 nxënës, pa asnjë vajzë me të cilët
mësimet i mbajti mësuesi Refik Shaqiri.
Për fat të keq nuk kemi ndonjë fotografi të kësaj shkolle.