PORTRETI I TETOVËS NË SHKRIMET E DIJETARËVE TË HUAJ TË SHEK. XIX DHE NË FILLIM TË SHEK. XX
Autor: Dr. Mark Tirta (Tiranë) shkëputur nga Libri „POLLOGU NËPËR SHEKUJ“ – DR.ALI VISHKO
Dijetarë të ndryshëm, kryesisht udhëpërshkrues e ndërkohë studiues në punimet e tyre albanistike paraqitën fizionominë e viseve të ndryshme shqiptare e të popullsisë përkatëse. Në këtë mes u tërhoqi vëmendjen, në një masë të ndryshme, krahina interesante e Tetovës, qyteti i saj, për karakteristikat e veçanta, për pasurinë e dukurive etnokulturore, për peisazhet natyrore e ato etnologjike tepër tërheqëse, për një gjallëri të veçantë të jetës ekonomike e shoqërore, si një vend në dukje i mbyllur, po në të vërtetë i hapur ndjeshëm me botën. Autorët që patën për objekt në shkrimet e tyre shqiptarët, Maqedoninë Perëndimore e në veçanti krahinën e Tetovës mund t'i ndajmë në dy grupe: së pari, disa autorë sllavë e grekë, si J. Cvijiq, A. M. Selishçevi, St.Papandhopullos e ndjekës të tyre që shkruan të nisur nga motive nacionaliste e shoviniste, duke shtrembëruar të vërtetën. Po në qendër të studimeve mbetën disa studiues e eksploatorë rigorozë, të ardhur nga vatrat kulturore shkencore më të përparuara të Europës Perëndimore: nga
Gjermania, Austria, Anglia, Franca. Italia etj. Vargu i tyre është i gjatë, po ne këtu do të përmendim vetëm disa prej tyre, veprat e të cilëve kemi pas mundësi t'i konsultojmë më me nge, në origjinal e në përkthime të tyre, si W. M. Lik., F. Pukëvili, J. Myler, A. Grisebech, A. Bue, J.G. Han, A. Baldaçi, H.N. Breilsford, F. Nopçe, M. E. Dërhem, G. Luis-Jerey, R. Almagjia, F.Zhibert, S. Kylçe e kështu me radhë. Në përgjithësi këta autorë nuk qenë vetëm studiues, por dhe eksploratorë që shetitën trojet shqiptare, që shkruan për ato që panë me sy, që i përjetuan, që i menduan, i studiuan me kujdes dhe me përgjegjësi dijetari e me humanizëm i paraqitën njerëzit e gjerat. Dhe nëse ka mungesa e pasaktësi në veprat e tyre, kjo rrjedh në përgjithësi nga pamundësia e njohjes në ato kushte e rrethana të kohës.Është me interes të veçantë shkencor të paraqitet fytyra etnologjike e një krahine dhe e një qyteti shqiptar me fizionominë e tij ashtu si ishte njëqind deri dyqind vjet më parë. Për këtë materiali është i shumtë e i larmishëm, po në kufijt e ngushtë të kësaj trajtese do të paraqiten vetëm disa aspekte e në vështrim të shpejtë.
Materialet burimore janë komplekse e shpesh herë paraqiten dukuri etnosociale bashkërisht për Tetovën e për vise të tjera fqinje shqiptare me të e për tërë Maqedoninë Perëndimore të banuar nga shqiptarët. Në disa raste Tetova. Gostivari e Dibra merren bashkërisht, në raste të tjera Tetova radhitet në një me Prizrenin që dikur i përkiste si sanxhak. Këtu do të veçohen ato materiale që flasin në drejtpërsëdrejti për krahinën e qytetite Tetovës. po aty-këtu dhe në rralsh më të gjerë nië nga dukuritë që u tërheq venmendjen këtyre udhëtarëve studiues janë proceset etnike në krahinën e Tetovës dhe bashkërisht në vise të tjera të trojeve shqiptare në Maqedoni; ndalen posaçërisht në karakteristikat etnologiike të kësaj popullsie. Do të vërejmë në përgjithësi se popullsia e Sharrit dhe e luginë's së Vardarit në rjedhën e tij të sipërme, pra tërë Pollogu e më tej. duke kaluar deri në Shkup, popullsia në shumicë të saj, e për më tepër rrënjës, është kryesisht shqiptare, por si një ndërfutje nga jashtë në ultësira ka dhe popullsi joshqiptare. J. G. Hahn-i nënvizon: "Nga sa më shumë anë të vërehet kjo çështje etnologjike aq më shumë arsye do të gjenden për përgiigjen se shqiptarët në lindje të Sharrit janë pasardhës të banorëve të stërlashtë të shtyrë në anë të maleve prej bullgarëve". Ai shton: "Ne gjetëm se përgjithësisht elementi shqiptar jo vetëm që e kalon malin Sharr, sepse Tetova, pellgu i burimit të Vardarit, është një qark i përzier shqiptaro-bullgar, por që arrinë kështu deri në grykën e parë të Vardarit në jug të Shkupit, deri në bregun e djathtë të këtij lumi. Si duket bullgarët banojnë me shumicë vetëm jashtë trekëndëshit të formuar nga Vardari. Treska dhe vargu i Goleshnicës, kurse brenda kësaj bërthanme, si rënjës jetojnë vetëm shqiptarë". Kështu do të vazhdojnë dhe eksploatorë të tjerë për ato që i vërejtën me kujdes. Dijetari Almagjia në veprëne tij "Shqipëria", shprehet paka shumë si Hahni për Sharrin, luginën e Vardarit të sipërm. për Tetovën e kështu për krahina të tjera të banuara kryesisht nga shqiptarë, si popullsi rrënjëse. Ai këtë e përcakton qartë në një hartë të Shqipërisë që është pjese e librit të tij, ku si troje shqiptare përcaktohen për vitin 1875 ndër të tjera Sharri e Tetova, lugina e Vardarit, Kumanova, Shkupi, Gostivari e Kërçova e më tej. sipas të dhënave që ka nga terreni e nga burimet e shkruara. Pak a shumë në mënyrë të pavarur, në të njëjtat përfundime arrin dhe Baldaçi, Dërhemi, Nopça e të tjerë autorë që problemet etnologjike e etnike gjurmuan në terren e me përgjegjësi eksploatori. Nopça shënon se ne luginën e Vardarit ka një popullsi joshqiptare, të huaj, futur brenda një territori shqiptar, në vende ku kryesisht banojnë shqiptarë. Në vitet 30 të shek. XIX jo pak udhëtarë kaluan qytetin e Tetovës, në fshatrat e saj e në lartësitë e mëdha të Sharrit. Na kanë lënë përshkrime etnologjike e natyrore mjafi interesante. Sipas tyre, në atë kohë, rreth 160 vjet më parë Tetova ishte një qytet me rreth 5.000 banorë, shqiptarë. po edhe elementë sllavë; si krahinë, përbëhej sipas A. Bue-së nga 30 ose
40.000 banorë. Ishte një krahinë e vogël, një farë principate me territor të kufizuar: Sharri dhe lugina e Pollogut po, sipas këtij autori, me fshatra të shumta dhe secili me shumë banorë, sidomos në luginë poshtë. Na përshkruan prej tyre bukuritë merremendëse të lartësive të Sharrit, me pyje ahu e lisi, gështenje, me ujëra të freskëta e me shkëmbenj të thepisur, ura të drunjtë bërë nga fshatarët për kalimin e lumenjve. Ka një rrugë lidhje të Tetovës me Prizrenin që kalon nga Qafa e Sharrit, bërë me mjeshtëri e art të veçantë në shkëmb në pjesën lindore të Grykës së Madhe. Ajo Qafë - thotë Bue, - është më e lartë në tërë Ballkanin, e marë në kuptimin e rrugëve të komunikimit të madh mes qytetesh të rëndësishme të Turqisë Europiane. Banorët e malit merren me blegtori, po kanë dhe arat me misër dhe pemë të ndryshme si mana, qershi, gështenjë, mollë. Shpesh herë shtëpitë duken, mes grumbullit të pemëve, çka na zbulon një kulturë të vjetër sedentare të një popullsie të vjetër vendëse. Qyteti i Tetovës (Kalkandelen) përbëhej nga dy pjesë: ajo lartë, e banuar përgjithësisht nga popullsi islame dhe rajoni poshtë me popullsi të përzier. A. Bue thotë se rrugët ishin të pastra, kishte dy çarshi: një në rajonin lartë e një në atë poshtë, pra dy rrugë dyqanesh të zejtarëve. Në këtë, qytet kishte ujëra të freskëta e bujtina të këndshme. Shtëpitë ishin përgjithësisht me të ndara të mëdha, me teliza (galeri) përreth, në lartësi, me oborre të mëdha të rrethuara me mure të larta. Qyteti thuajse ishte i mbytur nga një gjelbërim të manave e të pemëve të tjerë. Kur e shikon nga larg, duken vetëm minaret e xhamive. Brendësitë e shtëpive ishin të sistematizuara sipas traditave e dokeve orientale: dhomat rreth e rotull kishin mindere me një këmbë lartësi e dyshemeja shtruar me qylume, e në të kishte orendi të ndryshme të traditës së orientit. Gratë e vajzat nuk dilnin t'i shihte njeri. Doktor Grisebech thotë se ka parë vetëm një femër në disa ditë të qëndrimit të tij në Tetovë, e kjo ishte e bija e pashait që e sollën për kqyrje mjekësore. Gjëja që e bën përshtypje të huajve është psikologjia e veçantë e shqiptarëve: të guximshëm, krenarë, të ashpër, por dhe shumë të sjellshem me të huajtë nga Europa. Kanë dëshirë e kureshtje të takohen me udhëtarë nga Perëndimi e t'i pyesin ato për shumë gjera të botës. Pyesin dhe se si mund të ndërtohet më mirë rruga që çon nga Tetova në Prizren, pasi shefi i këtij vendi për këtë është shumë i preokupuar. Mikpritja e shqiptarëve të Tetovës, në fshat e në qytet, sipas këtyre udhëtarëve, është e një shkalle të lartë. Ata bëheshin copë për të pritur mysafirin sa më mirë. Doemos do të thernin mishëra posaçërisht për mikun, po dhe bukë të ngrohtë do të gatuanin aty për aty për tryezën e mikpritjes. Në shtëpitë e kamura shërbeheshin 6 deri 8 gjellë, ngrënie të kuzhinës së orientit. Të tëra të gatuara me një cilësi të lartë e të shijshme. "Përgatitja e gjithë këtvre gjellëve, -thotë Grisebeh, - nuk qëndron larg kuzhinës vijeneze". Në këto raste përdoret luga e piruni, por mishi coptohet me dorë dhe hanë disa vetë bashkë në një sahan. Hahet ulur në shesh, në një tryezë të ultë. Gjatë ngrënies nuk përdorin pije të ndryshme; hahet zakonisht dy herë në ditë, ora 11 dhe ora 8 e mbrëmjes, po për mikun nga Perëndimi, nëse do, i shërbehet dhe mëngjesi. Mikpritja është e shoqëruar me përzemërsi e respekt ndaj mikut, i cili është mbrojtur nga çdo rrezik në bazë të traditës së besës shqiptare që në krahinën e Tetovës është njëdukuri që bienë sy. Një dukuri tjetër që u ka tërhekë vëmendjen të huajve është jeta ekonomike-shoqërore në Tetovë. A ishte ky një vend i mbyllur ose i hapur në jetën prodhuese? Nga këto shkrime kjo krahinë, e sidomos qyteti Tetovë, na del një vend me zhvillim të shpejtë dhe i lidhur me tregjet shqiptare e më tej. Kjo, -shkruan Barbarik, -„ishte shumë i lulëzuar në bujqësi dhe në zeje të manifakturës". Nga shkrimet e këtyre studiuesve eksploatorë vërejmë se qyteti Tetovës, duke e marë në lidhje të ngushtë me fshatrat e krahinës së saj e me qytete të tjera me të cilat lidhej, pati giatë shek. XIX një veprimtari të gjerë ekonomiko-shoqërore, gjithnjë në ritje. Nëse në vitet 30 të shek. XIX pati afërsisht 210 dyqane (zejtarie e tregtie), në fund të të njëjtit shekull arriti të kishte 573 dyqane të tilla, kur nuk arriti dhe më shumë se 9.700 banorë. Si krahinë qe e përmendur për kultivimin e krimbit të mëndafshit dhe, në fshat e në qytet, bëheshin pëlhura të mëndafshta. Tregtinë e fijes e të farës së mëndafshit e bënte me Shkupin, por më shumë me Prizrenin, me Shkodrën e me Prishtinën. Në qytetet shqiptare Tetova ishte një ndër vendet më të rëndësishme në tregtinë e leshit të deleve, që ishte e një cilësie të lartë; tregëtonte me shumicë lëkura bagëtish dhe të kafshëve të egra. Lidhjet në këtë tregëti ishin më shumë me Shkodrën, e prej këndej këto mallra përfundonin në tregun austriak. Në këtë qytet (Tetovë) tregëtoheshn mallra austriake, por edhe nga Orienti, si strofa e sende të tjera të konsumit të gjerë, për veshje, enë, orendi shtëpie e vegla pune, si dhe artikuj ushqimorë. Nga mjeshtrit zejtarë të tetovës punoheshin artikuj nga më te ndryshmit, që nga ato ushqimorë si ëmbëlsira, pije freskuese, prodhine pastiçerie; po kështu punoheshin çdo lloj elementi për veshje, që nga ato të punës, veshje kombëtare, e deri te artikuj të mëndafshtë, veshje nusërie e stoli të ergjëndarisë. Zejtarët tetovarë qenë të dëgjuar në punimin e metaleve të ndryshme si të hekurit, bakrit e të metaleve fisnike për stolisje, si ari, ergjëndi etj. Ata patën zë në prodhimin e armëve me mjete artizane, si kobure (pistole), huta, karafile, martina e të tjera. Me zejen e armëve në Tetovë merreshin 300 deri 350 familje. Prodhimi bëhej në proces zinxhiri: disa bënin harqe, disa prodhonin tyta; të tjerët bënin kundakë pushkësh. Pastaj zbukurimet artistike i bënin ergjëndarët. Armët e prodhuara në Tetovë jo vetem që pëlqeheshin në tregjet shqiptare, por për ciiësinë e tyre ishin shumë të kërkuara në Bosnjë, në Anadolli e në vende të tjera të largëta. Armët martina të Tetovës janë treguar në Damask, në qytete të Iranit e deri në Indi. Në armë ishte shkruar emri i kryemjeshtrit "Hasan". Për blerësit kjo stampë ishte e njohur dhe provonte cilësinë e armës. Kjo zeje flet për aftësinë e inteligjencën e rrallë të tetovarit, i cili, me të parë një armë të bërë në
fabrikat e Europës, vetem me një të studiuar me kujdes, pa pasur shkollë as teori të teknologjisë së armëve, ishte në gjendje të riprodhonte me mjete artizanale. Kjo punë e bërë me inteligjencë e tërhoqi vemendjen dhe oficerit Morgan, që i vizitoi këto punishte armësh në Tetovë. Nga kjo krahinë dolën mjeshtër artistë me emër në punimin artistik të drurit, zeje që i ushtruan në vise të ndryshme shqiptare, si në Maqedoni, në Kosovë, si dhe në vende të huaja. Në këtë zeje krijuan vepra artistike të pavdekshme. E tillë është shtëpia e Tafes së Ali Agës në Gjakovë, një kryevepër arti në gdhendje në dru në tavane e brendësi të tjera ose vende të banesës në fjalë. Tetova në tregtinë brenda trojeve shqiptare, si dhe me vise të ndryshme të Ballkanit e të Anadollit qe me emër jo vetëm në prodhimet e zejtarisë, por edhe në ato bujqësore. Janë mjaft të përmendura qershitë e vishnjet e famshme të Tetovës. Prej tyre, ashtu si dhe molla e gështenja tregtoheshin në Selanik e në Stamboll, dhe këto prodhime gëzonin një emër të mirë, e pëlqeheshin në mënyrë të veçantë. Njiheshin me emrin ”arnaut almasí" - mollët shqiptare, që tregtoheshin në Perandorinë Osmane e që vlerësoheshin në mënyrë të veçantë - si fruta tepër fisnike. Banorët energjikë e të talentuar i vërejmë dhe në rrugët e kurbetit. Ata qenë të njohur në disa zeje të caktuara, si bukpjekës, gjellëbërës; u dalluan sidomos si specialistë ëmbëlsirash në pastiçeri dhe në pijet freskuese dhe ata do t'i ndeshje në shumë vende në qendrat urbane në vise të ndryshme të Ballkanit dhe në Anadolli. Kurbetçinjtë me shumicë, ndoshta më se 10.000 vetë i gjeje në Rumani, në anë të Vllahisë e të Dobruxhesë, të ardhur nga Tetova, nga Dibra, nga Kërçova. Si na bën të njohur studiuesi F. Zhibert, ata kishin në sipërmarrje tërë tregtinë e vogël në Vllahi. Një deputet rumun thoshte se këta shqiptarë luajnë rolin e njëjtë në tregtinë e Vllahisë si dhe hebrejtë në Moldavi; bile konkurojnë me sukses me këta të fundit. Zhiberti shton: "Të mos çuditen lexuesit kur të mësojnë se ka pasur në mes të shqiptarëve disa njerëz me aftësi e inteligjencë të veçantë në tregti, sa të ballafaqohen edhe me çifutët". Dhe në radhë të parë këta kanë qenë tetovarë, e pas tyre vinin dibranët, si e thekson autori në fjalë. Në shkrimet e të huajve krahina e Tetovës shquhet dhe për atdhetarizëm, e kjo lidhet me tërë aktivitetin shoqëror prodhimtar e kulturor të këtyre njerëzve inteligjentë e të punës. Popullsisë së kësaj krahine i përshtatet më së miri thënia e Brugtonit në shek. XIX se "shqiptarët e dy besimeve, dallohen shumë nga popujt e tjerë të Perandorisë, për ndjenjën e pavarësisë dhe për dashurinë e madhe ndaj vendit të tyre".
Në qoftë se dikush mund të na ofroj përkthim në Maqedonisht të tekstit, do bënte mirë që ta publikojmë edhe në Maqedonisht që ta dinë edhe Maqedonasit historinë e vërtet të qytetit tonë.