KONAKU I HAVZI PASHËS - DJALI I KOXHA REXHEP PASHËS DHE VËLLAU I ABDYRAHMAN PASHËS
Autorë: Materjal i përgatitur nga Muzeu Virtuel i Tetovës, burime nga libri "Maqedonia, milenium i fakteve kulturo-historike"
Havzi Pasha djali i Koxha Rexhep Pashës(Pasha i Pashallëkut të Tetovës), i emëruar më vonë si Pashë në Sanxhakun e Shkupit nga ana e Sulltanit në vitin 1824 i cili qëndroi në këtë pozitë deri në vitin 1843 ku u internua nga ana e Sulltanit së bashku më vëllezërit e tij Abdryrahman Pasha dhe Hasan Pasha(1).
Pashë në Sanxhakun e Shkupit ai u angazhua në ngritjen e godinave kulturore, strategjike etj. ku sot ka mbetur vetëm shtëpia apo konaku i tij në fshatin Bardhovcë. Kjo ndërtesë na jep informacion në lidhje me stilin e jetesës së një familje elitare nga këto krahina. I rrethuar me mure guri dhe tetë kulla të larta, ky kompleks është më shumë sesa thjesht një konak. Është e qartë se Hafzi Pasha, përveç që dëshironte të tregonte pasurinë e tij, donte edhe ta mbronte atë. Gardhi mbrojtës është i ndarë në tre oborre (Fig. 1), njëra prej të cilave është një shtallë. Oborri qendror (hyrja e të cilit është nga porta kryesore) përfshin shtëpinë "publike" të njohur si selâmlık; në hymje janë furra e bukës, hapësirë për rrojet dhe kujdestarët e hymjes; dhe në hapësirën e tretë ekziston një ndërtesë tjetër (Haremi "privat") me kuzhinë, bunarë, një hapësirë për shërbëtorët dhe një kopsht.
Selamllëku dhe Haremi lidhen nga një kullë, e cila shërbeu si një kompleks për ruajtjen e pasurisë dhe armëve. Për një efekt të mirë, kanalet mbanin ujin përmes oborrit të haremit nga kopshtet dhe përtej mureve; në oborr ato shfaqeshin si konstruksione prej druri. Një arkitekt entuziast nga Beogradi i dokumentoi këto ndërtesa si vizatime gjysëm shekulli më parë dhe, në fakt, ai dokument tregon trendet e ndërtimit në Stamboll nga ajo periudhë. Vizatimet janë simetrike përgjatë boshtit qendror dhe karakterizohen nga një dhomë rrethore në qendër të ndërtesës (Fig. 2-3). Ky ishte një plan shumë i popullarizuar në mesin e shekullit të nëntëmbëdhjetë në Stamboll që u transferua në qytetet ballkanike si Plovdiv (ku sot ndërtesat njihen si shtëpi të barokut bullgar ose ringjalljes kombëtare). Sipërfaqet e të dy lagjeve të Hafzi Pashës ishin zbukuruar në një stil barok karakteristikë të asaj periudhe.