Shkolla fillore "LIRIA" Tetovë
Autorë: Tekst i kombinuar me shënime nga Shpresa Sinani dhe disa informatave nga faqja zyrtare e Komunës së Tetovës.
Viti shkollor 1944-1945 është vit i një nisme të mbarë të arsimit shqip në Tetovë. Shkolla "LIRIA" e filloi punën me 1 mars 1945 me 530 nxënës dhe 8 mësues,nga të cilët vetem Vehap Kadriu, Xhevahir Shaqiri ishin nga Tetova, 6 mësues të tjerë nga Shqipëria.
Viti shkollor 1945-46 është vit i përfshirjes më masovike të nxënësve shqiptarë,19 mësues,1239 nxënës,nga të cilët 782 meshkuj dhe 457 femra,ne gjithsejt 20 paralele.
Objekti i sotëm shkollor u ndërtua në vitin 1948-1949 në të cilin filloi mësimi me 28.02.1950. Puna vijohej në 22 paralele dhe me 1197 nxënës. Këtë proces e realizonin 23 mësues.
Në vitin 1950-1952 në këtë objekt ka punuar edhe normalja e parë Shqipe e cila më vonë u transferua në Shkup. Në vitin shkollor 1958-1959 qeveria e atëhershme bëri disa reforma dhe urdhëroi që në këtë objekt të mësojnë edhe nxënësit maqedonas. Prej asaj kohe deri më sot mësimi zhvillohet në gjuhën Shqipe dhe në gjuhën Maqedone. Gjatë kësaj periudhe 63 vjeçare sukseset e punës nuk kanë munguar. Përveç punës normale në këtë objekt shkollor pas luftës së dytë botërore janë mbajtur edhe kurse me të rritur për zhdukjen e analfabetizmit.
Në sukseset e mëdhaja të arritura vlen të përmendim veprimin aktiv të grupit të dramës që mori shumë shpërblime gjatë vitit shkollor 1959-1960 të udhëhequr nga arsimtari Seid Musai. Poashtu në këtë shkollë veproi edhe kino klubi i vetëm në shkollat e Tetovës që pati rëndësi të madhe në zhvillimin e procesit edukativo arsimor. Sa për ilustrim gjatë vitit shkollor 1959- 1960 janë dhënë 284 filma arsimorë dhe 35 filma artistik.
Mësuesit e kësaj shkolle bashkë me disa vullnetarë të qytetit në këtë ndërtesë shkollore e krijuan shoqërinë kulturo- artistike "Xheladin Zeqiri" që veproi rreth katër dekada duke i ngritur lartë vlerat kulturore me anë të këngëve dhe valleve shqiptare të kësaj ane.
Dhe në këtë vit shkollor 2012/2013 në shkollën fillore Liria - Tetovë ka gjithsejt 1068 nxënës prej të cilëve 780 shqiptarë dhe 274 maqedonas të shpërndarë në 24 paralele prej kl. së I e deri në kl. e VIII me gjuhë mësimore shqipe dhe në 16 paralele prej kl. së I e deri në kl. e VIII me gjuhë mësimore maqedonase dhe në dy paralele të kombinuara të nxënësve me nevoja të veçanta me gjuhë mësimore shqipe.
Sot shkolla numëron gjithsejt 74 punëtorë edhe atë 64 mësimdhënës, 4 administratorë (drejtori, , psikolog, pedagogu, sekretari) dhe 6 personel tenik.
Një armatë arsimtarësh kanë kryer punën edukative-arsimore nga të gjitha trojet shqiptare,si: Gani Jahja , Hikmet Kasapi, Ahmet Haxhi Hasani, Zija Sadiku, Hyreme Tresi, Qemal Hajrullai, Raif Maleziu, Abedin Qafjani, Xhelal Reka, Sheref Kazazi, Sinan Kadriu, Gani Luma ,Qerim Arifi, Samet Adilçe, Seid Musai ,Ana Sopi, Veronika Keli, Xhavit Kaba, Abdyraman Tresi, Faik Nuredini, Sylejman Arifi, Sanije Muhedini, Musa Arifi, Enver Palloshi, Emine Isaku, Myqereme Hajrullai, Nijazi Fanda, Neziha Kazazi, Elena Pulati, Suejla Skenderi, Çelebie Toska, Rifat Vela, Neziha Maleziu, Sabri Ramizi, Sami Hoxha, Burhan Hoxha, Zydi Kajnaku, Salajdin Hyseini, Mujdin Hadri, Nexhmedin Hyseini, Sami Palloshi, Riza Vela, Bajram Selimi, Abdylmexhit Ibrahimi, Idriz Idrizi,Nexhat Idrizi, etj. Janë shumë, që e mbollën farrën e dijes ne shk. fill."Liria " në Tetovë.
Ju përkulemi për punën që e bene ne kohra aq te vështira ,por e përballuan me sukses dhe sot mburremi me veteranët e arsimit .Kërkoj ndjesë se ndoshta nuk jane përfshire te gjithe.
Dhe përfundoj me fjalët e Rexhep Vokës:"Sejcili e din se deri sa të mos mësojme edhe në gjuhen tone amtare kombit dije dhe edukim të përgjithshem nuk mund t'i japim" dhe vetem dritë e diturise përpara do na shpjer si ka thene Naim Frashëri.
Origjina e Fotografive: Shpresa Sinani, Fotografi nga trojet Shqiptare
Nga e djathta Qerim Arifi, Xheladin Palloshi, Nafi Toska.
Nga e djathta: Qerim Arifi, Idriz Idrizi, Nexhmedin Hyseini.
Mësuesit e parë të shkollës fillore "Liria" Tetovë
Mësuesit e parë të shkollës fillore "Liria" Tetovë