Abdullah Jusufi atdhetar i shquar shqiptarë.
Abdullah Jusufi (i ndjerë) nga Tetova, atdhetar i shquar për çështjen kombëtare, i cili tërë jetën mbajti plisin e bardhë në kokë.
Xha Abdullahu ka lindur më 3 Prill të vitit 1922 në Tetovë në një familje fetare dhe kombëtare. Që i ri u përfshi në aktivitete të ndryshme patriotike ku ju bashkua edhe shoqatës ilegale “Besa” në Tetovë.
Në vitin 1941 kur erdhën gjermanët Abdullah Jusufi në një tubim kaloi turmën e mbledhur para ndërtesës së komunës dhe u ngjit në ballkon ku ngriti flamurin shqiptar, për të ju bërë me dije gjermanëve se ky vend i takon Shqipërisë.
Po ashtu Xha Abdullah ka qenë një nga organizatorët e rezistencës së armatosur kundër bullgarëve dhe komunistëve.