MBI DISA ASPEKTE TË STUDIMIT TË SINTAKSËS POPULLORE NË TË FOLMET E TETOVËS DHE RENDËSIA E SAJ
Autor: Xheladin Gosturani(Tiranë)
Një mbështetje e fuqishme dhe një burim i vijueshëm I gjuhës letrare kombëtare ka qenë dhe është gjuha popullore. Pikërisht kjo bazë e pashtershme e ka mbrojtur shqipen gjatë shekujve dhe i ka dhënë asaj një frymëmarrje të gjerë. Gjuha e gjallë e popullit, e cila ndodhet gjithmonë në zhvillim të pandërprerë,i ruan në mënyrë të qëndryeshme tiparet e saj karakteristike.Ajo në kohën tonë, kur funksionon gjuha letrare kombëtare në të gjitha sferat e veprimtarisë shoqërore,ushqen sidomos strukturën leksikore, fjalëformuese e sintaksore të gjuhës letrare, e cila është bërë më e drejtpërdrejtë, më e larmishme, më e qartë, më ekspresive,duke mënjanuar shprehjet anemike, të thata, të ftohta, të ngurta. Duhet theksuar se në fushën e Sintaksës ajo përmban një pasuri të madhe ndërtimesh nga më të larmishmet,me aftësi shprehëse të veçanta, vlera të shumta origjinale, të cilat nuk janë çfrytëzuar sa duhet e si duhet ose që nuk çfrytëzohenfare në gjuhën e shkruar e të folur letrare. Kjo është një nga fushat që meritojnë një përqëndrim sa më të thelluar e të shumanshëm të kërkimeve e të studimeve tona gjuhësore, të cilat, padyshim, do të nxjerrin në dritë veçori të reja origjinale të gjuhës sonë amtare. Ndër detyrat kryesore që qëndrojnë para gjuhësisë sonë është edhe studimi i veçorive origjinale e shumë të rëndësishmetë Sintaksës popullore,ku përfshihet,në një shkallë të gjerë, edhe Sintaksa Dialektore,fushë pothuajse fare e pastudiuar deri më sot. Eshtë kjo një detyrë aktuale dhe e mprehtë së cilës duhet kushtuar vemendje, pasi ka një rëndësi të veçantë për pasurimin e gjuhës letrare kombëtare për pastrimin nga ndërtimet e huaja te panevojshme që e hibridizojnë këtë strukturë dhe e errësojnë kuptimin per masat e gjera; ajo ka rëndësi dhe për shtimin e nevojshëm të fuqisë shprehëse e të mundsive shprehëse të gjuhës letrare kombëtare, për ngritjen e saj ne një nivel më të lartë. Del nevojë e domosdoshme që të nxjerrin më mirë e më gjerë në pah veçoritë e ndërtimit të togfjalëshit, të fjalisë e të ligjërimit shqip, ta mbrojmë gjuhën tonë ë bukur e shprehëse nga ndërtimet e huaja që e errësojnë qartësinë e saj, e zbehin atë dhe e bëjnë të njëtrajtshme.
Është e qartë se, qoftë nga pikëpamja e marrëdhënieve të ndërsjella të dialekteve me gjuhën letrare në përgjithësi, qoftë nga pikëpamja e kërkesave për të njohur më thellë e shkencërisht veçoritë origjinale të strukturës sintaksore të shqipes, për ta pastruar atë nga ndërtimet e huaja të panevojshme dhe për ta pasuruar me ndërtimet e gjalla të gjuhës amtare sintaksën e gjuhës letrare kombëtare, Sintaksa Dialektore është një nga fushat që Meriton një përqëndrim të thelluar e të shumanshëm të kërkimeve e të studimeve tona gjuhësore. Në sintaksën dialektore gjejmë të pasqyruar në një shkallë të gjërë sintaksën popullore, njohja e së cilës ka rëndësi të madhe teorike e praktike, sidomos për ne sot.
Në sintaksën dialektore gjejmë të pasqyruar në një shallë të gjërë sintaksën popullore, njohja e së cilës ka rëndësi të madhe teorike e praktike, sidomos për ne sot.
Sintaksa popullore gjen pasqyrime më autentik e më të sigurtë:
1) në të folmet dialektore fshatare sidomos te subjekte tregimtare të mirë të pandikuar nga gjuha letrare
2) në ligjërimin bisedimor të përditshëm;
3) në të folmet gjysmëdialektore të qyteteve
4) në folklore, sidomos në gjininë prozës, megjithëse gjuha e folklorit është disi përpunuar.
Deri më sot në studimet tona dialektologjike sintaksa dialektore është studiuar fare pak; ka pasur vetëm aty-këtu, në tekste e në punime, ndonjë konstatim a vëzhgim e ndonjë studim I pjesëshëm për çështje të veçanta. Mirëpo njohja e pasurisë së mjeteve shprehëse të saj, do të zgjerojë e të thellojë njohjen e përgjithshme të gjuhes shqipe, do të vërë në dukje mjete e mënyra me vlerë që meritojnë të përgjithësohen në gjuhën letrare, do të ndihmojnë shumë që të menjanohen ndërtimet sintaksore të panevojshme e, sidomos, disa ndërtime të dëmshme që kanë të depërtuar e mund të depërtojnë pa nevojë nga gjuhë të tjera. Grumbullimi e studimi i sintaksës popullore do të nxjerrë veçori të gjuhës sonë edhe në mënyrat e bashkimit dhe të rendit të fjalëve, edhe në format dhe lidhjet e fjalive dhe të njësive më të mëdha se ato; do të ndihmojë që të ruhet origjinaliteti i gjuhës sonë.
Në të folmet e Tetovës me rrethinë, sikurse në të gjitha të folmet e shqipes, ruhet fakte gjuhësore me interes për gjuhësinë tonë. Kështu p.sh në fjalitë pytëse dhe urdhërore me ku?, kur?, qysh?, pse? , me se?, sa?, si?. Përgjithësisht mbizotëron përdorimi i lidhores në krahasim me paskajoren: Ku të shkoj? Kur ta marr? Si ta baj?, Si ti thom?, Ça t’marr?, Kuj t’i besoj?, Sa t’rri?, Qysh t’i thom?, Me se t’shkoj? etj. Por në këtë zonë për shprehjen e marredhënieve qëllimore përdoret paskajorja: Ka shku n’mal me ba dru.
Giithashtu në tërë zonën e Tetovës, nëndërtimet hipotetike të përbëra nga togiet foljore, komponenti i parë i së cilës shprehet fillim veprimi, përdoret paskajorja e jo lidhorja: Filloi me pai rakei. Ne të folmet e Tetovës interes paraqesin dhe togfjalëshat e ndryshëm. Është e vërtetë se në togtjalësha ruhen veçori dalluese qoftë në ndërtimin e fjalisë, qoftë në vendosjen e gjymtyrëve të saj; aty zbulohen tipare të reja në menyrën e lidhjeve në fjali, duke nxjerrë në dritë edhe veçori kombëtare të sistemit sintaksor. Kështu emrat e gjinisë mashkullore që e bëjnë shumësin me e, marrin mbiemra të gjinisë mashkullore:
ni mur i vjetër – dy mura t’vjetër
ni pus i thell – dy pusa t’thell
Bën përjashtim: ni mal i nalt – dy male t’nalta.
Parafjalët ktej, matan kërkojnë rasën rjedhore e jo kallëzore, sikurse ndodh në disa të folme të shqipes: ktej gardhit, matan gardhit; ktej mali, matan mali. Në zonën tonë për të treguar origjinën e një personi, përdoret parafjala prij: Jam prij Tetove, ndërsa për të shënuar marrëdhënie vendore përdoret parafjala n(ë) e jo m(ë): Ra n'uj.
Në tërë krahinën e Tetovës, në të gjitha të folmet e saj, gjejmë vlera të shënuara sintaksore edhe në fjalitë pyetëse, nxitëse, dëshirore, thirrëmore, në fjalitë njëkryegjymtyrëshe, në fjalitë e paplota dhe eliptike, në periudhat me fjalitë e ndryshme të varura (kryefjalore, kundrinore, përcaktore, kohore, shkaktore, rjedhimore),si dhe në ndërtimet foljore të pashtjelluara. Le të kujtojmë se vetëm mjeti lidhëz që në këtë zonë, nga materiali që e disponojmë, mund të lidhë disa lloj fjalish si:
1) Fjali të varura kryefjalore lidhëzore: lu kujtu qi e kish pa/ Mir u ba që erdhën ktu.
2) Fjali të varura kallëzuesore: Ti s’je që z’vjedh.
3) Fjali të varura kundrinore: Epa që u ngushtu.
4) Fjali te varura përcaktore,qoftë lidhore, qoftë ftillëzuese (lidhëzore): E gjet nusen qi ja kish pru baba i vet/ I lypi diçka qi z’bahet? E kish qit fjalën qi sja jep kurrkujt.
5) Fjali të varura kohore: At nat qi e thrret/ Kish shum vjet qi ish martue.
6) Fjali të varura shkakore: Po m'dhimet qi asht fiukara / U gzua qi erdh.
7) Fjali të varura rjedhimore: Me ma pru ni moll qi t'han n' ta shtat ordi / Po knon qi me t'lujt menja.
Studimet në fushëne sintaksës popullore mund të nxjerrin edhe fakte sintaksore me interes për historinë e gjuhës sonë. Ato do të ndihmojnë për të zbuluar veçori e ligjësi të gjuhës shqipe që përcaktojnë individualitetin e saj në një gjendje më të qartë, më pak të errësuar nga interferencat e gjuhëve të tjera e nga lëshimet e gjuhës së çkujdesur të përditshme. Prandaj në radhë të parë duhen bërë përpjekje që të kapen sa më gjerë e në mënyrë sa më të plotë faktet dhe dukuritë me njësitë e veçanta sintaksore e me format dhe nëntipat e tyre - togfjalësh, fjali, periudhë. Duhet vënë kujdes vëzhgimeve dhe regjistrimit të bisedave të lira që behen ose duke vënë persona që e zotërojnëmirë gjuhën popullore, të flasin e të tregojnë diçka dhe duke e riprodhuar sa më saktë tekstin e tyre, ose, kur ka mundësi, duke e regjistruar me magnetofon. Me zgjerimin dhe thellimin e studimeve në fushën e sintaksës popullore, me një vëzhgim më të imtë të ligjërimit të përditshëm të popullit, me një njohje dhe një vjelje sa më të saktë të gjuhës së folklorit, me një bashkërendim e aktivizim më të gjerë të të gjitha forcave shkencore e arsimore, do të bëhet e mundur që të krijohen edhe Kartoteka të Sintaksës Popullore, të cilat do të jenë bazë e doemosdoshme shkencore për të thelluar më tutje studimin e strukturës sintaksore të shqipes dhe për të zbuluar veçoritë e saj origjinale e, njëkohësisht,edhe për pastrimin e gjuhës letrare nga ndërtimet e huaja të panevojshme.