110 VJETORI I MASAKRËS NË FSHATIN KALISHT TË RRETHINËS SË GOSTIVARIT
/Material i shkeputur nga; Mr. Sc. Ismet Jonuzi-Krosi “QËNDRESA SHQIPTARE NË JUGOSLLAVINË TITISTE” (1944-1990) Shtypshkronja "Lumagrafik" - TETOVË, 2018 fq 93 dhe 94/
HISTORIKU I FSHATIT KALISHT DATON QË NGA MESJETA E HERSHME PËRKATËSISHT NË VITIN 1300
Rrugës rajonale rrëzë Malit Sharr afër 12 km larg Gostivarit shtrihet fshati Negotinë ku të çon rruga përmes fshatit për në Kalishtin e malësisë, i cili shtrihet në pjerrtësinë e kodrave të anës së djathtë të lumit Mosdaç. Pra, në lartësinë mbidetare 1000 metra shtrihet Kalishti, i cili daton që nga mesjeta e hershme përkatësisht në vitin 1300 /përmendet nga autorët M. Purkoviç në veprën “POPIS SELLA” në faqen e 100 si dhe nga autori R. Grujiç “PRIHILENDARSKE POVELJE... “ Libri I, Shkup-1936 fq. 31/ ndër të tjera përshkruhet si lokalitet ngase përmendet manastiri i kishës së Shën Gjergjit të këtij fshati, ndërsa në historiografinë e Perandorisë osmane haset në vitin 1455 me 26 shtëpi, dhe në
defterin nr. IV të osmanlinjve të vitit 1468 po me 26 shtëpi si dhe në vitin 1470 po në të njëjtat burime është e shënuar ndër të tjera vendi i quajtur “GURI I GJATË” që edhe sot e tërë ditën haset në Kalisht me të njëjtin emërtim. Kalishti daton që nga mesjeta e hershme përkatësisht në vitin 1300 /përmendet nga autorët M. Purkoviç në veprën “POPIS SELLA” në faqen e 100 si dhe nga autori R. Grujiç “PRIHILENDARSKE POVELJE... “ Libri I, Shkup-1936 fq. 31/ ndër të tjera përshkruhet si lokalitet ngase përmendet manastiri i kishës së Shën Gjergjit të këtij fshati, ndërsa në historiografinë e Perandorisë osmane haset në vitin 1455 me 26 shtëpi, dhe në defterin nr. IV të osmanlinjve të vitit 1468 po me 26 shtëpi si dhe në vitin 1470 po në të njëjtat burime është e shënuar ndër të tjera vendi i quajtur “GURI I GJATË” që edhe sot e tërë ditë haset në kalisht me të njëjtin emërtim.
Po ashtu Kalishti në dokumentet e perandorisë osmane të shekullit të XV dhe të XVI haset me sa vijon; KALISHT-fshat i krishter në jugperëndim të Tetovës në nahijën e Kallkandeles. Më 1452/53 ka patur 26 familje dhe 2 të pa martuar; më 1467/68 ka patur 26 familje dhe 2 të pa martuar; më 1544/45 kanë jetuar 15 familje dhe 1 i pa martuar, ndërsa për herë të parë haset 1 familje i konfesionit islam dhe më 1568/69 numrin i familjeve është zvogëluar në 5 familje dhe 2 të pa martuar. Prej vitit 1996 fshati Kalisht gravitoi në Komunën e Negotinës së Pollogut, ndëra prej 2006 graviton në Komunën e Vrapçishtit, ka mbi 150 shtëpi e mbi 1100 banorë. Kufizohet në lindje me Negotinën e Pollogut, në veriperëqndim me Gjergjuvishtin në perëndim me Llomnicën dhe në jug me Pozharanin, / gjithashtu afër fshatit Pozharan përmendet fshati i lashtë Katranjë i cili është zhduk, kurse në deftrerët osman të shekullit XV haset me emrin KATRANICA dhe atë më 1461 ose 1462. Në këtë fshat dikur ka patur edhe kishë e cila është shtrirë në veri, ndërsa sot janë arat e pozharanasve. Banorët e fundit në Katranjë hasen më 1890 dhe 1900, të cilët kryesisht janë shpërngulur në Pozharan dhe në Tetovë, Kumanovë e më gjerë-shih më detajisht në “Godisen zbornik” ANNUAIRE-Kniga 2 Tom, Jovan F. Trifunofski “SELA KOI SEGA NE POSTOAT VO POLOG”-Skopje 1949 faq. 161/.
Po ashtu si shumë fshatrat e Luginës së Pollogut me malësitë në rrafshin e dëshmive antropologjike e hasim të shënuar në dokumentet e shekullit XV- si; MARKO ARNAUT (ky mbiemër dëshmon edhe për përkatësinë kombëtare-shqiptare ashtu siç na kanë quajtur osmanlinjtë edhe pse është në cilësinë e kryeparit dhe kryfamiljarit)-fsh. Kalisht TD III 99, MILLADIN, b. PROGONIT, fsh. Kalisht TD 329, viti 1467/68 si dhe shumë e shumë patronime që përkojnë me këtë fshat kodrino-malor.
Në rrafshin e çështjes kombëtare të cilët kanë dhënë personalitete me namë, malësorët mburren me trimëritë e burrave të pushkës për çështjen kombëtare duke filluar që nga sundimi i Perandorisë Osmane ku përkujtojnë Daut Idrizin, i cili ka qenë deputet i asaj kohe si dhe mbi 25 vjet krypari i Kalishtit, gjithashtu përkujtojnë Selam Zendelin, i cili ka qenë ushtar në Jemenin e largët që me vete ka sjellë flamurin e luftës që sipas zakoneve të malësisë e kanë përdorur nëpër dasma, por pas vitit 1945 këtë zakon ua kanë ndaluar komunistët, po ashtu përmendin ushtarët e Jemenit Faik Nesimin dhe Ismail Zendelin.
Po sipas burimeve bullgare, në komunën e Senakosit u vranë mbi 170 fshatarë të pafajshëm. Gjithashtu edhe banorët e fshatit Kalisht, si të gjitha fshatrat e tjerë që kishin marrë pjesë ose i kishin ndihmuar kryengritësit, kanë qenë shumë aktivë. Banorët e fshatit Kalisht kishin deklaruar hapur: “Me ardhjen e ushtrisë shqiptare prej Dibre edhe ne u bashkangjitëm me vëllezërit tanë. Për këtë arsye, pas dështimit të kryengritjes, ushtria serbe vendosi të hakmerrej ndaj banorëve të këtij fshati. Me të hyrë në fshat ushtria serbe mblodhi të gjithë burrat, i futi në shkollën e fshatit dhe prej aty i nisi për në komunën e Pozharanit. Gjatë rrugës disa i vranë me pushkë e disa i therën me thika. Numri i të masakruarve të këtij fshati, që ranë dëshniorë për liri, është mbi 43 veta, ndërsa i gjithë fshati u plaçkitë nga ushtarët serbë. Shumicën e rasteve të ushtrimit të dhunës e të gjenocidit, siç e kemi përmendur edhe më lart, e bënin çetat çetnike serbe dhe në krye të tyre ishin Mihajlli nga Pozhorani, Risto nga fshati Turçan dhe Bogdan Mihajlli nga Bajnica. Në Pollog dhe në rrethinat e tij janë të njohura veprimet e tyre barbare.
Në luftërat ballkanike përmendin krimet e serbit të parë vrasin 43 burra të pafajshëm që si krim ende mbetet i pandriçuar në histori edhe pse sot vendi i varrezave të reja është dëshmi e vetme që përkujtohen viktimat e Kalishtit janë këta dëshmorë:
• Mehmet Rustemi,
• Baki Lutfiu,
• Mehmet Bilali,
• Lazim Mamuti,
• Sherif Muslija,
• Shuaip Xhemali,
• Islam Limani,
• Ethem Rushiti,
• Rushit Ethemi,
• Demir Jusufi,
• Bexhet Xhemaili,
• Osman Zejneli,
• Jakup Rahmani,
• Kamber Jonuzi,
• Adem Latifi,
• Mehdi Bekteshi,
• Jusuf Maliki,
• Xhabir Ajrullai,
• Shaban Ferati,
• Emin Hasani,
• Zyrap Hasani,
• Xhemail Shemsija,
• Xhafer Shaqiri,
• Nebi Rexhepi,
• Nezir Mustafa,
• Kamber Ramadani,
• Seadin Abdullai,
• Isman Ameti,
• Zaim Sinani,
• Rakip Synani,
• Shuaip Mustafa,
• Murtezan Rexhepi,
• Rahim Ahmeti,
• Berzat Bajrami,
• Ibish Alija,
• Halim Rustemi,
• Nesin Myftari,
• Memet Memedi,
• Beqir Myftari dhe një grua e quajtur
• Hatixhe Mema etj.
Në Luftën e Dytë Botërore më saktësisht më 11.02.1945 ku një zullumqar çetnik serb me emrin Mile nga Uzhica është likuiduar nga dora e trimit siç i thonë Loki i Llakavicës, për vrasjen e zullumqarit, okupuesit serb Kalishtisit paguajnë çmim të lartë ku u digjet lagja e tërë e Manallarëve në shenjë hakmarrjeje duke e kërkuar Lokin e Llakavicë në shenjë hakmarrjeje tubojnë tërë fshatin në Xhami dhe në oborr e ekzekutojnë Kamber Jonuzin si dhe një fëmijë 7 vjeçar, Xhemali Beqiri nga tmerri i zullumqarëve vdes nga frika, ku edhe sot i kanë varret para Xhamisë, ndërsa burrat e fshatit i internojnë në Gostivar ku qëndrojnë tri ditë nën mundimet dhe maltretimet e partizanëve, por falë Sali Lisit nga Dobridolli i cili ka qenë nip nga Kalishti intervenon e i shpëton malësorët nga ekzekutimi.
Kalishti ka sinonimin e mburrjes së çështjes kombëtare që kanë luftuar për idealin e kauzës kombëtare në Ballin Kombëtar krah për krah me komandantin legjendar Xhemë Simnicë-Gostivarin, si Hajvas Shavari i vrarë në Dibër 1943, Xhelë Sinani-Kalishti që bashkë me prindin Hajrullahun dhe dy vëllezërit e tij Avdil dhe Hisen Kalishti, të cilët janë shpërngulur në vitin 1948 në Turqi, gjithashtu malësorët përkujtojnë edhe shumë të tjerë ku përmenden Shahin Jusufin dhe Rustan Mehmetin. Ndërsa gjatë periudhës së ish-Jugosllavisë përmendet se në vitet 1945/46 dhe 47 internohen 4 familje në Idrizovë në shenjë hakmarrëse për përkrahjen që u është dhënë Ballit Kombëtar për të cilën pësojnë familjarët e Rahman Qehasë, të cilin e pushkatojnë në vitin 1951 apo 1952 në burgun famëkeq të Idrizovës me urdhër të “Cërna rukës” dhe “Bella rukës” së Beogradit, që edhe sot nuk dihet se ku i prehen eshtrat këtij veprimtari të devotshëm të kauzës kombëtare, gjithashtu edhe veprimtarin Ramadan Osmanin e dënojnë me 3 vjet burg si bashkëveprimtarë i Sali Lisit, ndërsa me nderime e përkujtojnë të ndjerin prof. Abdullah Kalishtin që ka qenë i burgosur e i dënuar për veprimtari kombëtare edhe në burgun famëkeq Goli Otok, kurse ish-deputetin e popullit Hyseinxhevat Kalishtin e nderojnë si trashëgimtar i veprimtarisë atdhetarëve të malësorëve trima.
Dr. Vebi Xhemaili, Shqiptarët e Pollogut në luftë për çlirim kombëtar 1912-1918, Shtypshkronja Çabej-Tetovë-2003,
Faton Mehmetaj “VEPRIMTARIA KRIMINALE E “DORËS SË ZEZË” SERBE NË TROJET SHQIPTARE”, ANTENA-Prishtinë 2004,
Dëshmi për fshatin Kalisht nga Idriz Zulfi Hajrullai (11.10.1934-11.11.2015), Tetovë 2005,
Ismet Jonuzi-Krosi “Jeta dje dhe sot në Luginën e Pollogut” (Pjesa e parë), ArbëriaDesign, Tetovë, 2006.
Foto: Banore nga Fshati Kalisht në vitin 1909