SHKOLLA FILLORE " REXHEP VOKA" NË VITIN SHKOLLOR 1941/42, NË FSHATIN SHIPKOVICË TË TETOVËS.
PREFEKTURA E TETOVËS - RRETH'I I DIBRËS
Burimi: Shënime nga Drejtori i Shkollës Fillore "Rexhep Voka" - Zt. Sabit Uzairi.
SHKOLLA FILLORE " REXHEP VOKA" NË VITIN SHKOLLOR 1941/42, NË FSHATIN SHIPKOVICË TË TETOVËS.
PREFEKTURA E TETOVËS - RRETH'I I DIBRËS
Burimi: Shënime nga Drejtori i Shkollës Fillore "Rexhep Voka" - Zt. Sabit Uzairi.
Shkollla e Shipkovicës fillet e saj i ka
qysh në vitin 1917 ku aktivitetet shkollore janë realizuar në kuadër të xhamisë së fshatit,por për fat të keq në gjuhë të huaj.
Godina shkollore për herë të parë
është ngritur në vitin 1933, ku mësimet
realizohen deri në klasën e katërt. Me dekretin nr.340 të datës 20 Nëntor të vitit 1941, nga Ministria e arsimit e asaj kohe nxënësit obligohen që të ndjekin edhe klasën e pestë të shkollimit fillorë sipas rregullimit shkollor shqiptar.
Për të organizuar shërbimet në
shkollën fillore “Rexhep Voka” të Shipkovicës autorizohet Murteza Kadzadei i cili ishte edhe themeluesi i kësaj shkolle. Mirëpo me hapjen e dy shkollave fillore në Tetovë ai transferohet atje kurse në Shipkovicë për mësues vjen Mehmet Karadaku e pas tij Dhimitër Shuli.
Në këtë periudhë numri i nxënësve ishte diku
prej 34 deri 70, pa asnjë femër.
Në periudhën mes viteve 1946 dhe
1960 shkolla vazhdon të funksionojë si
shkollë katërvjeçare edhe pse numri i
nxënësve sistematikisht rritej. Në këtë
periudhë aktivitetet edukativo-arsimore i kanë realizuar:Xheladin Gjura, Hashim Reka, Luçie Sereçi, Rizah Elmazi, Xhemil Sherifi,Naim Hasani, Bajram Pasholli etj.
Shkolla e Shipkovicës ndër shkollat e para të rajonit të Tetovës, kërkoi që administrata të mbahet vetëm në gjuhën shqipe. Si rezultat i kësaj shkolla do të goditet, ku forca të mëdha policore e rrethojnë shkollën, intervenojnë dhunshëm,thyejnë zyrën e arsimtarëve, me vete marrin ditarët e klasëve dhe materiale tjera shkollore, vetëm e vetëm se ato ishin në gjuhën shqipe.Si rezultat i kësaj,shkolla dhe të punësuarit do të dënohen me shuma të mëdha të hollash, nga kjonuk u kursyen edhe nxënësit.
Burimi i Fotografisë: UT - Objekti i Fakultetit të Edukatës Fizike
DËFTESË
MBRETNIJA SHQIPTARE
MINISTRIJA E ARSIMIT
INSPEKTORJA E ARSIMIT TETOVË
VITI SHKOLLNER 1941-1942
DËFTESË SHKOLLORE
LANDËT E MËSIMIT:
Sjellje
Mësim moral e qytetar
Mësim jete e vendi
Këndim e recitasjon
Shkrim e orthografi
Ushtrime të folurit e gramatikë
Hartim
Bukurshkrim
Arthimetikë e gjeometri
Gjeografi
Histori
Mësime natyre e higjienë
Bujqsi
Vizatim e punë dore
Kangë
Punë dore e punë shtëpijake
Edukatë fizike
Pastri