ELITA 5 - JEHONA E MUZIKËS ROCK NË MBARË SHQIPTARINË - LEGJENDAT E TETOVËS.
Autor: Elita Ziberi
Grupi Elita 5 është një grup legjendar i muzikës rock nga Tetova i krijuar rreth vitit 1986 nga Agron Idrizi dhe përbëhej prej 6 anëtarëve muzikorë:
Arif Ziberi-Vokal,
Agron Idrizi-Kitarë bass,
Mevaip Mustafi-Kitarë,
Nexhat Mujovi(Wirusi)-sintetizator(keyboard), Besim Ibraimi-Bateri dhe
Valon Gashi - Kitarë sol.
Grupi ka në karrierën e tij legjendare shumë albume e këngë të shquara, që njihen e këndohen gjerësisht nga publiku i shumtë në të gjitha trojet shqiptare, si për shembull këngët: Nuk jam Al Kapone, Të pres, Udhëtari i natës, Harroje vetminë, Çka më ka syri, Sajzeza, Faleminderit, Më fal dhe hiti i tyre më i fundit Tornado i publikuar në korrik të vitit 2018, që i kanë dhënë famën dhe jehonën e merituar këtij grupi legjendar, që mban mbi supe 30 vite veprimtari të suksesshme artistike me mijëra koncerte madhështore të mbajtura gjithandej trojeve shqiptare e në diasporë kudo ku ekzistojnë bashkatdhetarë shqiptarë. Vlen të përmenden koncerti madhështor në Tiranë në vitin 2001 së bashku me grupin e famshëm botëror Scorpions.
Koncertet madhështore të 30 vjetorit të themelimit të grupit të mbajtura në Tiranë, Prishtinë e Shkup, e shumë e shumë mbrëmje dhe evente muzikore, çmime dhe dekorata publike pa fund, si në Tetovë, Tiranë e Prishtinë, mirënjohje dhe admirim nga gjenerata të ndryshme që nga moshat më të mëdha e deri tek rinia duke u dhënë kështu popullaritetin dhe famën e merituar publike për gjithë karrierën e tyre të shquar muzikore 30 vjeçare.
Karakteristika që e bën të veçantë këtë grup është përkushtimi dhe serioziteti në krijimet e tyre, thjeshtësia dhe modestia e tyre personale, dhe meloditë e tekstet e bukura të orkestruara nga kompozitori i grupit Wirusi që u jep atë rezultatin final që mirëpritet nga publiku.
Albumet e grupit Elita 5 janë:
1. Elita 5 R*c(1990)
2. Nuk jam Al Kapone(1992)
3. Fol, vetëm fol(1994)
4. Si Merlin Monro(1997)
5. Hitet e Elita 5(1998)
6. Elita 5 Live(2000)
7. Only for you(Vetëm per ju)(2001)
8. Bardh e Zi(2004)
9. Elita 5 - The best of(2005)
10. Mohikani i fundit(2014)