Rrethi zgjedhor i Tetovës në zgjedhjet parlamentare të Mbretëris SKS.
Autor : Zeqirja Idrizi - "Halim bej Deralla" fq. [128,129,130,131,132]
Ferdo Čulinovic, Jugoslavija izmedju dva rata, knjiga II, Zagreb <1961, str. 446
Në zgjedhjet e treta parlamentare që u mbajtën me 8 shkurt 1925 Qeveria doli e bashkuar. Partia Radikale dhe Partia e Pavarur Demokratike dolën së bashku në listën e ashtuquajtur "Blloku nacional" me një parrullë të përbashkët për shtet-themeluesit kundër të gjithë antishtetërorëve. Në zgjedhjet parlamentare të 08.02.1925 për Parlamentin e Mbretëris SKS në qarkun e Tetovës u zgjodhën katër deputet : Marko Petroviç mësues, Milan Apostoloviç inxhinier, Osman Asanoviç tregtar, Ugrin Joksimoviç tregtar, të cilët ishin nga blloku nacional dhe e përbënin Partia Radikale dhe Demokratët e pavarur, ku tre deputet fituan radikalët dhe një demokratët e pavarur.
Qeveria Pashiq-Pribiçeviç në një sërë aksionesh të paligjshme duke keqpërdorur tërë aparatin shtetrorë,arriti të siguroj një shumicë deputetësh me qëllim që të shkatërrohet organizata e shqiptarëve "Xhemijeti". Kështu në rradhët e partive borgjeze edhe pse kishte kundërthënie, kur ishte fjala për luftimin e elementit shqiptar, kishin qëndrime relativisht identike që shumë qartë shihet edhe nga tabela që kemi dhënë për rrethin e Tetovës.
Pas dhunës së kryer nga ana e organeve shtetërore ndaj opozitës, dhe shtypjes që bënin radikalët (ekstremët - ultranacionalistët) në fushatën parazgjedhore në trevat lindore, pritej që këto masa represive do të ndikojnë në rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të cilave as Xhemjeti e as Partia e Re e Myslimanëve e udhëhequr nga Qenan Zija nuk siguruan asnjë deputet si pasoj e dhunës së paparë të organeve shtetërore serbe.
Më 1925 në fund të shtatorit një delegacioni myslimanëve të trevave lindore shkoi në Beograd që të ankohet te organet shtetërore për shtypjen institucionale ndaj popullsisë myslimane në këto treva. Ky delegacion përbëhej nga : Halim bej Deralla, Zuhdi Ohri, Imer Lutfi nga Manastiri, Halil Efendi nga Manastiri, Qenan Zija nga Manastiri, Emin Jashar Kumbarxhi nga Shkupi dhe disa pronarë të tokave nga trevat lindore. Ata ankoheshin te Qeveria në emrin e tyre dhe të pronarëve të tjerë nga trevat lindore, të cilët ishin të obliguar ti përfaqësojnë për shkak të realizimit të parregullt të reformës agrare!
Ligji i Reformës Agrare parashihte ndarjen e çifligjeve në bujqësi por me pagesën e çmimit logjik për tokën. Sidomos pët tokën e pronarëve të cilë kishin tapi ishte e nevojshme të paguhet çmimi të cilën e përcaktonte shteti. Por, qeveria kishte synime tjera për territoret në trevat lindore, që të shpejtoj kolonizmin dhe duke stimuluar formën institucionale të shpërnguljes së popullis myslimane për në Turqi. ( kjo formë bazën e ka tek programi i hartuar nga organet shtetërore serbe "Nacertanija" -Ilija Garashanin, mori përmasa ekspasioniste dhe shoviniste për spastrimin e trojeve të "tyre" nga shqiptarët, •duhet lexuar për të njohur planet dinake të kundërshtarit të përbashkët•!) Poashtu zgjedhjet në trevat lindore kishin për qëllim dhe dobësimin e Partisë Demokratike në mënyrë që pushteti i plotë të mbetet nën kontrollin e Partisë Radikale.
Zgjedhjet e fundit Parlamentare në Mbretërinë SKS më 11 tetor 1927 qeveria doli e bashkuar ku P. Radikale dhe P. Demokratike vepruan si " i ashtuquajturi bllok Kombëtar" me parrullën "Ligj i shtetit" kundër gjithë antishtetasve. Diskitantët e palës qeveritare theksonin në këto zgjedhje votuesit do të duhet të vendosnin nëse ato janë "ose me mbretin ose kundër tij" për "Shteti ose kundër saj" nëse ata janë me rendin egzistues ose me Komunizmin. Opozita nuk kishte asnjë shans të kundërshtonte bllokun e deputetëve të qeverisë, pas të cilave qëndronte aparati i policisë. Sipas të dhënave zyrtare në këto zgjedhje të gjitha listat e bllokut qeveritar morën shumicën e ulëseve në parlament.
Për shkak të prezencës së politikës diskriminuese e borgjezisë serbomadhe, kundrejt popullatës në Maqedoni e në veçanti të asaj shqiptare nga rrethi i Tetovës u zgjodhën vetëm 4 deputetsi kështu Radikalët në këto zgjedhje morën numrin më të madh të votave. Sipas opinionit të opozitës për verifikimin e mandateve parlamentare nga 18 tetori 1927 thuhet: Qeveria e z. Telja Viçeviq mbajti zgjedhjet për Asamblenë e Përgjithshme më 11 shtator në këtë mënyrë që rezultati i tyre nuk prezanton vullnetin e popullit që dmth se kishte vjedhje të votave dhe falsifikime të listave zgjedhore. Në zgjedhjet e 11 shtatorit 1927 nga gjithësej 3.375,593 sa ishin votues të regjistruar, vetëm 2.324,676 votues dolën në votime.