Djali i dytë i Mehmet Bej Palloshit dhe stërnipi i Rexhep Pashë Palloshit, u lind më 10.01.1923 në Tetovë. Jeta dhe veprimtaria e tij profesionale kryesisht u zhvillua në Shkup, Tetovë, dhe rredhinë. Shkollën fillore dhe 2 klasë gjimnaz i kreu në vendlindje, në Tetovë.
Me formimin e organizatës ilegale Besa në Tetovë, Xheladin Palloshi i bashkangjitet grupacionit të Gani Lumës ku aktivisht mer pjesë në të gjitha aktivitet sipas programit të organizatës dhe atë:
- Për parandalimin e shpërnguljes së pupullatës në Turqi,
- Për zavendësimin e fesave me ksula të bardha
- Për mësim, lexim në gjuhën shqipe
- Poashtu mer pjesë në formimin e orkestrës së parë dhe dramave të para në gjuhën shqipe si drama “Të burgosurit” që u shfaq para popullatës tetovare më 7 Tetor të vitit 1939 në Konakun e familjes Palloshi si dhe në dramën “Lulja e Kujtimit” më 1941.
Më 9 Prill 1941 Xheladin Palloshi si anëtar i organizatës ilegale “Besa”, në mënyrë ilegale për së pari herë vendosi flamurin kombëtar shqiptar në minaren e Xhamisë së Pashës, si shenjë mirëseardhje ushtrisë Gjermane nga popullata shqiptare.
Gjatë vitit 1942-1944 ishte i angazhuar si sekretar në Gjykatën e shkallës së parë në Tetovë. Në fillim të qershorit të vitit 1944 bashk me babain e tij, Mehmet beun dhe vëllaun Rifatin u burgosën nga ana e Policisë Speciale SS Gjermane për shkak të veprimtarisë kunder okupatorëve. Pas disa ditëve lirohen nga burgu i Tetovës por nga fundi i muajit qershor Xheladin Palloshi burgoset përsëri dhe dërgohet në llogorin e Prishtinës ku qëndron deri në muajin tetor të vitit 1944.
Nga fillimi i vitit 1945 së bashku me disa shokë te tij u angazhua në Radio Televizionin e Maqedonisë për organizimin e emisioneve në programin e gjuhës shqipe. Nga muaji prill 1945, u formua gazeta “Flaka e Vllaznimit” ku Xheladin Palloshi përpos që u angazhua në formimin e saj, gjithashtu ushtroi edhe detyrën e përkthyesit nga gjuha maqedonase në atë shqipe mu në këtë gazetë. Mbas disa muajve angazhohet në organizimin e kurseve për arsimtarë në Tetovë.
Në shtator të vitit 1945 emërohet si mësues në Shkollën “Marshall Tito” dhe në Shkollën fillore “Liria” në Tetovë. Xheladin Palloshi vazhdoi shkollimin me anë të kurseve pedagogjike, shkollën normale e kreu në Shkup më 1947. Pas kryerjes së shkollës oficere u emërua si referent i Arsimit dhe Kulturës në Këshillin e Komunës së Tetovës. Me formimin e Këshillit krahinor në Gositvar 1950, u caktua si kryeshef për Arsim dhe Kulturë në të njejtin organ. Pas transformimit të Këshillit krahinor u emërua si drejtor në muzeun e qytetit të Tetovës ku punoi për 4 vjet. Më vonë vazhdoi të ushtroj profesionin e tij si mësimdhënës në shkollën fillore “Liria” pastaj edhe në shkollën fillore në fshatin Bogovinë për 4 vite.
Si mësimdhënës i lëndës së Biologjisë u kthye në Tetovë ku ligjëroi në shkollën tetëvjeçare “Bratstvo Migjeni”. Si pedagog i lëndës së Biologjisë punoi edhe në shkollën e mesme tekstile në Tetovë. Një mandat ushtroi detyrën si deputet federativ në Beograd kurse më vonë dy mandate ka qenë deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, njëkohësisht ka ushtruar edhe funkcione të ndryshme politike në Komunën e Tetovës. Më vonë u angazhua si drejtor në procesin e ndërtimit dhe organizimit të Pallatit të Kulturës në Tetovë që i njejti të jetë në funkcion. Në vitin 1983 doli ne pension.
Ndëroi jetë më 04.05.2005