Burimi: Matthew Brunwasser
Varrezat masive të 180 meshkujve gjatë pushtimit romak në Gadishullin Ilirik që ngjasojnë si "një masakër moderne". Scupi si kryeqyteti Dardanisë ka qenë (provincë viti 279 i erës sonë) koloni romake me shtrirje në Kosovë, Shqipëri, Serbi dhe Maqedoninë Veriore, i cili është vendi antik më i gërmuar tërësisht në rajon. Kështu, arkeologët u tronditën kur, në vjeshtën e vitit 2011, zbuluan një varr masiv krejtësisht të panjohur në periferi të nekropolit më të madh të vendbanimit. Në kohën kur iu desh të ndalonin gërmimet në mes të dhjetorit për shkak të motit, drejtuesja e projektit Lence Jovanova dhe ekipi i saj kishin identifikuar të paktën 180 skelete meshkujsh të rritur që ishin hedhur në një gropë të thellë. Shumë prej tyre ishin pa kokë dhe shumica i kishin të lidhur krahët pas shpine. Disa nga eshtrat tregojnë shenja të dhunës ekstreme si prerje dhe thyerje. “Ishte një pamje e tmerrshme, si një masakër moderne”, thotë Jovanova. Kur arkeologu Phil Freeman i Universitetit të Liverpulit, i specializuar në arkeologjinë romake të fushëbetejave, pa imazhet e gërmimit, ai thotë se i ra "nofulla" nga habija!
Mbetet mister pse u vranë këta burra. "Gjithçka që dimë është se ata vdiqën me vdekje të dhunshme. Ndoshta ata u ekzekutuan. “Mund të ishte një luftë ose konflikt," thotë Jovanova, duke shtuar se ajo mendon se çfarëdo që ka ndodhur ka ndodhur afër qytetit, duke shpjeguar pse viktimat u varrosën në nekropolin kryesor. Freeman beson se një ekzekutim masiv ushtarak është skenari i mundshëm. Me ekzekutimet civile, kokat e viktimave vendoseshin shpesh te këmbët e kufomave, shpjegon ai. Asnjë nga skeletet në "Scupi" nuk u gjetën në këtë mënyrë.
Freeman më tej vëren se varri nuk ka të ngjarë të jetë rezultat i një ngjarjeje në fushëbetejë. Dëshmitë e përsëritura për prerjen e kokës sugjerojnë se viktimat u vranë pas, jo gjatë betejës. Është e mundur që vrasja masive mund të lidhet me konfliktet që destabilizojnë Perandorinë Romake si kryengritjet e iliro-dardanëve ndaj pushtetit romak, gjatë fundit të shekullit të tretë deri në fillim të shekullit të katërt pas Krishtit, thotë Jovanova. Freeman pajtohet se paqëndrueshmëria e fortë politike e perandorisë, thotë që derisa fraksione të ndryshme të armatosura luftuan për të sjellë udhëheqësin e tyre të preferuar në fronin e perandorit, mund të lidhej me varrin masiv në një farë mënyre. "Tendenca jonë e natyrshme është ta shohim arkeologjinë thjesht si një ndihmës për burime historike," thotë Freeman. "Meqenëse diçka daton në shekullin e parë, për shembull, ajo duhet të përshtatet me një ngjarje të njohur të shekullit të parë. Freeman thekson se ka ende një pjesë të madhe të historisë romake që nuk dihet.