Sulejman Ali Selmani(Molla Sula) krye-ballist
Gjatë luftës së II-të botërore v.1939-45 ai mban anën e nacionalistëve shqiptarë dhe i ndihmon lëvizjes vullnetare Ballistët me të gjitha mundësitë e tijë. Brenda kësaj periudhe, kur vendi administrohej nga Tirana , Sulejman Ali Selmani (1884-1944) ishte targambledhësi kryesor për fshatin Sellcë dhe nga kjo pozitë e ndihmonte pushtetin financiarisht. Por me instalimin e forcave sllavo-komuniste, Sulejman Ali Selmani rreth 15-20.XII.1944 kapet, torturohet dhe ekzekutohet në mënyrën më çnjerëzore, duke e pjekur me saç, në oborrin e shtëpisë së tij, në prezencë të anëtarëve të familjes .
Sulejman Ali Selmanin, gjysëm të djegur e me pak shpirt e dërgojnë në Llacë, ku e pjekin definitivisht dhe e zhdukin pa kurfarë gjurme. Ato ditë kapet edhe djali i tij Veli Sulejman Selmani për të cilin gjithashtu thuhet se përjeton tortura çnjerëzore dhe likuidohet nga sllavo-komunistët.
Burimi: "Sellca ndër shekuj" fq. 339 - Qazim Kurtishi -Arnori