RRËFIMET E SHEFQET SULEJMANIT PËR THEMELIMIN, AKTIVITETET DHE SHUARJEN E DEGËS SË ORGANIZATËS “BESA” (1935-1944) NË TETOVË.
Autor: Material i shkëputur nga Mr.Sc.Ismet Jonuzi - Krosi "E VËRTETA PËR ORGANIZATËN “BESA” DEGA E TETOVËS ME RRETHINË (1935-1944)" - Tetovë 2020, fq.48-51
Selim Shehabi - Luma (1887 - 1958). Themelues i organizatës "BESA" të vitin 1935 Tetovë.
Organizata “BESA” u formua më 28 nëntor të vitit 1936 në Tetovë (ndonëse në ditarin e Gani Lumës thuhet se Organizata BESA është themeluar më 28 mars 1935, vërejtje Ismet Jonuzi-Krosi), rruga Radovan Coniq në komunën e atëhershme Beogradska nr. 99, sot në atë vend të asaj shtëpie është ndërtuar godina e re, pronarët e të cilit janë Sefa Osmani dhe Zeqirija Osmani.
Në formimin e organizatës “BESA”, në mbledhjen e parë kanë marrë pjesë këto persona:
Selim efendi Sheapi(Luma) – filozof,
Idriz Ibrahimi (Cërcëri)-rrobaqepës,
Hysein Ejup Xhaferi (1910-1988)-rrobaqepës,
Naxhi Xhafer Sulejmani-rrobaqepës,
Ismail Ejup Xhaferi – rrobaqepës,
Mamut Ahmet Zeqiri-bujk i papunë;
Sheqet Nexhip Sulejmani-kurir, i cili ditën e parë të gjitha dokumentet në një torbë shkollore i çoi në shtëpinë ku mbahej mbledhja dhe ndjeti si roje.
Në këtë organizatë, si kryetar u zgjodh Selim Sheapi, ndërsa Idriz Ibrahimi si nënkryetar dhe arkëtar.
Në këtë mbledhje u caktua që të formohet programi dhe strategjia e veprimit të organizatës kombatëre “BESA” që dhe të zgjerohet me aktivitetin e saj në Tetovë e më gjerë.
• Sa për fillim anëtarët e kësaj organizate duhej të agjitojnë për kombëtarizimin e popullit tonë, sepse jashta bëhej një propagandë e fortë, se populli shqiptar nuk është shqiptar por është turk.
• Të zgjërohet organizata me njerëz të besueshëm.
• Të agjitohet mosshkuarja në Turqi.
• Kohë pas kohe të shkruhen pamflete të ndryshme, të cilat do t’u shpërndahen popullit nëpër rajone të caktuara dhe fshatrave.
• Në këto pamflete duhet të sqarohet gjendja e popullit tonë, robërimi, ndalimi i arsimit në gjuhën shqipe, ndalimi i arsimit në gjuhën serbokroate për shqiptarët. Kjo do të bëhet në një mënyrë të fshehur, kështu që pas mbarimit të vitit të katërt të gjimnazit të përjashtohen prej shkollave të mesme. Shqiptarët nuk pranohen në vendet kyçe administrative.
• Të agjitohet mbyllja e çajtoreve etj.
• Të organizohet rinia në qytet mundësisht edhe nëpër fshatra.
• Organizata të zgjërohet në fshatrat ku duhet të formohen celulet-grupet.
• Procesverbal është mbajtur prej Idriz Cërcërit mbasi u dha besa dhe betimi.
Idriz Cërcëri (1910-1988) një ndër themeluesit e Organizatës "BESA" të vitit 1935 Tetovë.
“Betohem përpara Zotit, përpara popullit tim shqiptar, me nderin tim, me nderin e familjes time, se do të punoj për çlirimin e vendit tonë kundër okupatorit jugosllav, do t’u bindem urdhënave të Organizatës time ”BESA”. në rast nevoje do ta dhuroj shpirtin. tradhtia në Organizatën “BESA”, dënimi është me vdekje dhe, deklaroj se e pranoj.”
Tetovë më, 28. XI. 1936
Kryetar i Degës së Tetovës: Selim Shehabi-Luma
Në formimin e organizatës kanë qenë themeluesit; Selim efendi Shehapi-LUMA prej Tetove, i cili ishte njohës i mirë i gjuhës frënge, Idriz Ibrahimi-CËRCËR, prej Tetove, rrobaqepës, i cili e zotëronte gjuhën gjermane, Hysein Xhaferi prej Tetove rrobaqepës, Ismail Xhaferi prej Tetove-, rrobaqepës, Naxhi Sulejmani prej Tetove-rrobaqepës, Mahmut Zeqiri prej Tetove-bujk dhe Shefqet Sulejmani prej Tetove, i lindur më 23 maj 1923, kurir i organizatës.
Për një kohë të shkurtë me organizimin e fuqishëm, në këtë organizatë anëtarësohen-aktivizohen në qendër: Kadër Sulejmani prej Tetove, rrobaqepës, i cili duhet të punon në qendër të qytetit, Hilmi Rashiti prej Tetove punëtor në “Monopoll”, Harun Dehari nga fshati Gjermë- duhej të formon seli ne fshatin Gjermë, Veli Rexhep Veliu prej Tetove–duhej të aktivizohet të punon me bujq, Gani Luma prej Tetove–rrobaqepës, duhej të punojë me rininë e Sahat Mahallës, Mulla Ferik Hoxha nga Sllatina dhe ndihmësi i tij Hysni Abdullai prej Sllatine duhej të aktivizojnë rininë në fashtrat; Sllatinë, Tearcë, Neproshten etj.
Hysein Xhaferi një ndër themeluesit e Organizatës "BESA" të vitit 1935 Tetovë.
Naxhi Sulejmani një ndër themeluesit e Organizatës "BESA" të vitit 1935 Tetovë.
Kadër Sulejmani anëtar i Organizatës "BESA" të vitit 1935 Tetovë.
Hilmi Rashiti anëtar i Organizatës "BESA" të vitit 1935 Tetovë