Njerëzit që japin kontribut ne shoqëri, vazhdojnë të jenë mes nesh të pranishëm, çdoherë të nevojshëm. Por, njerëz qe shkrijnë dijen e tyre te te tjerët janë aq të rallë dhe janë po aq altruista sa tek të tjerët ngjallin dhe njerëzoren.
Ndër njerëzit që dha kontribut të jashtëzakonshëm në sferën e fotografisë dhe arsimit është dhe Mjeshtri Aliman Saiti (1945-2021), që edukoi gjeneratat e reja, që na mesoi dritën.
Lindi me 11 shtator 1945 ne fshatin Novosellë, ne vitin 1950 vjen nga Novosella në Tetovë vetëm kur ishte 5 vjeç. Shkollën e mesme e mbaroi ne shkollën bujqësore drejtimi KIMI/FIZIK, ndërsa fakultetin në Manastir(Bitola), 2 vjet në drejtimin Kimi-Biologji dhe 2 vjet Kimi-Fizik. Gjenerata e përparshme ka patur nderin që t'i ndjek mësimet prej tij, në një periudhë jo të lehtë kur mësuesit, arsimtarët dhe profesorët, punonin nën presionin e sistemit të kohës.
I vetëdijshëm se brezi i tyre nuk përfaqsonin vetëm plejadën e arsimtarëve shqiptarë, por edhe të misionarëve që do të frymëzonin dhe luftonin për përmbushjen e synimeve tona kombëtare.
Aliman Saiti në vitin 1977 është punësuar si arsimtar i kimis dhe shencave natyrore në shkollën fillore komunale "Naim Frashëri", në vazhdim të punësimit të tij në vitin 1993 i u dha detyra e drejtorit të shkollës të cilën e ushtroi me suksesë per 8 vite me rradhë. Duke qenë drejtor i shkollës në vitin 1994 i ndron emrin shkollës nga "Zufer Musiç" në "Naim Frashëri".
Nga nxënësit e tij dolën shumë mjek, inxhinjer,arkitekt etj. që sot na shërbejnë neve.
Punoi pa lodhje deri në vitin 2004 ku doli në pension.
Mesuesi Aliman Saiti, njihej për kontributin e dhënë në lëmin e arsimit, ku punoi me plan dhe përkushtim të lartë deri në pension.
Ndërroi jetë më 3 shkurt 2021.
Burimi: Eda Saiti