Sot me datë 14.11.2022, dorëzuam kërkesë drejtuar Kryetarit të Komunës së Tetovës z.Bilall Kasami dhe Kryetarit të Këshillit të Komunës z.Besar Durmishi, që shtëpia e Halim bej Derallës që gjendet tek areali i Spitalit në Tetovë konkretisht në rrugën 29 Nëntori, duke u bazuar tek neni 6 pika 2, dhe nenet 10, 11, 12 dhe 13, të Ligjit për Muze (‘Gazeta zyrtare e R.Maqedonisë’ nr. 66/04 e vitit 01.10.2004), propozojmë që kjo shtëpi të themelohet (shndërrohet) në Muze përkujtimorë të familjes së Mehmet Pashë Derallës.
Qëllimi ynë në radhë të parë është të nderojmë dhe respektojmë trashëgiminë kulturore të familjes Deralla, që në çdo moment dhe rast u munduan të japin kontribut për bashkëkombësit dhe bashkëqytetarët e vet! Padyshim jemi përkrahës dhe mbështesim kauzën e familjes Deralla që ky objekt të ju kthehet pronarëve të vërtetë, mirëpo në të kundërtën nuk do të ishte etike që fatin e kësaj shtëpie ta braktisim në neglizhencën dhe mos interesimin tonë.
Me respekt,
HUTA Tetovë.