Siç e dini kërkesa jonë e parë e drejtuar Komunës së Tetovës për themelimin e Muzeut të familjes Deralla në shtëpinë e Halim Derallës ka qenë më 14.11.2022.
Kemi dy vite që presim për një përgjigje, sot me datë 21.11.2024, përsëri i jemi drejtuar Komunës së Tetovës pasi që me kërkesë me shkrim u drejtuam deri te Qeveria e RMV-së për arsye të rëndësisë historike dhe kulturore që shtëpia e Halim Bej Derallës ka për qytetin e Tetovës e cila gjendet në listën për mbrojtje të trashëgimisë kulturore, në bazë të nenit 6 pika 2,dhe neneve 10, 11, 12 dhe 13, të Ligjit për Muze (‘Gazeta zyrtare e R.Maqedonisë’ nr. 66/04 e vitit 01.10.2004), kërkuam që shtëpia e Halim Bej Derallës e cila gjendet në Tetovë në rr. 29-të Nëntori konkretisht te spitali i Tetovës, të themelohet si Muze i familjes Deralla. Nga ana e qeverisë u transferua kërkesa te Ministria e Kulturës e cila nëpërmjet një shkrese nr.53-6911/5 i datës 03.10.2024, na njoftoi se Ministria e Kulturës vlerëson se është e nevojshme të parashtrojmë këtë kërkesë Komunës së Tetovës për arsye të rëndësisë për qytetin e Tetovës dhe historisë së Tetovës me interes lokal.
Për arsyet e lartpërmendura kërkojmë nga titulli i lartpërmendura që shtëpia e Halim Bej Derallës të shndërohet në muze lokal në bazë të Ligjit për muze nenit 6 pika 1,3, 4, 5, nenit 7 paragrafi 1 dhe nenit 10.
Me respekt,
OJQ HUTA.