Sot me datë 31.01.2022 ne si iniciativë qytetare "Muzeu Virtual i Tetovës" kemi dorëzuar kërkesë drejtuar Kryetarit të Komunës së Tetovës z.Bilall Kasami dhe Kryetarit të Këshillit Besar Durimishi të cilën mund ta gjeni më posh:
I nderuar Kryetar i Komunës të Tetovës z.Bilall Kasami dhe Kryetar i Këshillit z.Besar Durmishi,
Ne si iniciativë qytetare Muzeu Virtual i Tetovës, kërkojmë nga Komuna e Tetovës që të ndrohen emrat e shkollave
të mesme dhe fillore në Tetovë. Bashkangjitur me këtë kërkesë ju dërgojmë propozim emrash si në vijim:
• Shkolla e mesme medicinale – nga „Nikola Shtejn“ në „Dr. Xhafer Sulejmani“. Dr.Xhafer Sulejmani ishte
mjek i parë shqiptar në Tetovë si dhe Kryetar i Bashkisë së Tetovës gjatë Mbretërisë Shqiptare.
• Gjimnazi i Tetovës - nga „Kiril Pejçinovikj“ në „Shaip Kamberi“. Shaip Kamberi ishte Kryetar i Bashkisë
së Tetovës gjatë Mbretnisë Shqiptare si dhe Jurist.
• Shkolla e muzikës – nga “Todor Skalovski – Tetoec“ në „Gani Jahja“. Gani Jahja ishte mësues i parë
shqiptar i muzikës i cili i mesoi shqiptarët në Tetovë artin e muzikën.
• Shkolla e mesme ekonomike – nga „8 Shtatori“ në „Halim Deralla“. Halim Deralla ishte djali i parë i
Mehmet Pash Deralla, ishte rilindas shqiptar dhe si dhe deputet në Mbretnin Shqiptare.
• Shkolla e mesme bujqsore – nga „Mosha Pijade“ në „Tajar Tetova“. Tajar Tetova ishte Kryengritës
shqiptar gjatë periudhës së Xhon Turqve dhe i takon familjes së pashallarve të Tetovës Mehmet Pash
Derallës si dhe një ndër shkollat e para shqipe në Tetovë mbante emrin e tij.
• Shkolla e mesme profesionale(tekstile) – nga „Gjoce Stojcevski” në “Idriz Ibrahimi – Cërcëri“. Idriz
Ibrahimi – Cërcëri ishte rrobaqepës shqiptar nga Tetova dhe Krytar i organizatës „BESA“ e themeluar në
vitin 1939 në Tetovë.
• Shkolla fillore „Kirili dhe Metodij“ – në „Mehmetriza Murtezani – Gega“. Mehmetriza Murtezani-Gega
ishte organizator dhe pjesmarrës në protestat e 68' si dhe mësues e patriot shqiptar.
• Shkolla fillore „Goce Delçev“ – në „Skenderbej“. Një ndër shkollat e para shqipe në Tetovë mbante emrin
„Skenderbej“ dhe gjendej ku është sot shkolla fillore „Goce Delçev“.
Me respekt,
iniciativa qytetare
Muzeu Virtual i Tetovës.