Autor: Mr.SCI. Ismet Jonuzi - Krosi
Atëherë kur Gradeci i gjenaralit Mehmet Pashë Derallës, pësoi nga okupuesit serb, me çrast u ekzekutuan 150 gradecarë. Gradec më 05.11.1915 nga Ushtria Serbe, nga ekspedita ndëshkuese e komanduar nga nënkoloneli Nikolla Jorgovanoviç.
Por, fati dhe përpjekjet e njeriut në rrethanat e Luftës së Parë Botërore, shqiptarët i kishte daktisur anekand hapësirave shqiptare, të cilat ishin të okupuara nga fqinjët hegjemonistë, në rastin në fjalë nga ushtria serbe, që pos krimeve të dokumentuara në Gradec, edhe në zonat e Shqipërisë Londineze më saktë në zonat e Kukësit në fshatin Topojan kanë kryer vrasje dhe krime me përmasat e gjenocidit vetëm e vetëm pse ishin shqiptarë.
Atëbotë kur gradecarët kërkonin shpëtimin e tyre si në fshatrat e Pollogut dhe në Malësinë e Sharrit konkretisht në fshatrat Kamjan, Gajre dhe Lisec (ndoshta janë strehuar edhe nëpër vendbanime të tjera), në këtë fshat që përjetuan tmerrin dhe gjenocidin nga ushtria pushtuese serbe, nga zona e Kukësit hallet dhe përndjekjet e kishin detyruar një familje bujare me tradita kombëtare që të vendosej nënëlokja Hatixhe me dy djemtë dhe vajzën e saj si dhe djalin e kunatës së vet e kishte marrë me vete që t’u shpëtojnë vrasjeve të ushtrisë serbe, pra bëhet fjalë për djemtë Xhemaliu dhe Emini dhe vajzën një vjeçare që bashkëbiseduesi i kësaj familjeje disi me dëshpërim rrëfen se për fat të keq nuk i kujtohet emri i saj, që humbja e kësaj familjeje të jetë edhe më tragjike, kjo vogëlushe pasi bashkë me nënën dhe dy vëllezërit e saj dhe djalin e mixhës i shpëtojnë vrasjeve serbe, mbytet tragjikisht në kusinë e qumështit që zihej në votër.
Familja Zaimi, rrjedh nga fshati Topojan i Kukësit, i përkasin fisit Krosa (krosi), shpërngulen në Gradec, pasi prindi i Xhemaliu, Zaim Zaimi ka qenë një ndër ushtarakët e zonës së Kukësit që ia janë kundërvënë forca pushtuese serbe. Ndonëse, në luftë kundër serbëve, Zaim Zaim bie dëshmor në mbrojtje të atdheut për trimërinë e tij dhe të vëllait të Tij Destan Zaimit rapsodët popullorë i kanë kushtuar këngë për trimërinë e rrallë. Pasi, vritet Zaim Zaimi, gruaja e tij Hatixhe Nela Zaimi, detyrohet të merr arratinë së bashku me fëmijët e saj dhe me djalin e kunatit Destanit dhe fati deshti që të vijnë e të strehohen në fshatin Gradec te familja Dervishi.
Xhemail Zaimi, është i lindur më 1912, në fshatin Topojan, ndonëse fëmijërinë e kaloi në Gradec, më pas duke kërkuar punë që ta mbajë familjen, detyrohet që të shkojë në Krakujevac të Serbisë për të punuar punë krahu si të gjithë shqiptarët në atë kohë, mirëpo Xhemaliu pos punëve fizike që bëntë, në të njëjtën kohë mbaron edhe shkollën fillore në gjuhën serbe, që është karaktëristikë familjare e të parëve. Pas disa vitesh kthehet në Gradec, ku hapën koperativën e parë private tek rruga e quajtur te rruga e Hanit, që ende mbahet mend si “Zadruga e Xhemalisë”. Në moshë të re angazhohet dhe i jep vetes detyrime që të punojë në të mirë të gradecarve, që e dëshmoi me angazhimet e tij në parinë e fshatit pasi ishte mjaft personalitet karizmatik dhe njeri i fjalës që edhe gëzonte autoritet të jashtëzakonshëm në popull.
Dëshmitë nga terreni flasin se ky personalitet ka pasur mbështetjen të veçantë nga Osman Pilivani i Gradecit, që e gjithë kjo kurorëzohet me angazhimet e tij edhe në Komunën e Senakosit që para Luftës së Dytë Botërore, pra ishte anti serb i përbetuar dhe mbështetës i denjë i partisë së asaj kohe partisë fshatre kroate. Duhet theksuar se, Xhemali Zaimi pos shumë veprave konkrete në të mirë të banorëve të Gradecit, janë
hapja e kanalit për ujitjen e tokave të fushave të këtij vendbanimi që e sjellën nga lumi Mozdaçe e Negotinës që edhe sot e kësaj dite bujqit e shfrytëzojnë dhe projekti i pavdekshëm i hapjes së shkollës së parë shqipe “Halim Deralla” 1941, që ky së bashku me shokët e idealit e mbollën farën e diturisë, përparimit dhe të shkollimit shqip, pra nuk ka kursyer as mund e as autoritetin e tij që i ka bindur prindërit që t’i dërgojnë fëmijët në shkollë. Ky strateg dhe vizionar ka qenë mbështetës i denjë i mësuesve të parë e në veçanti të intelëktuialit Nazif Lazarit.
Në mungesë të të dhënave dhe të2 fakteve të periudhës par vitit 1940, por duke u bazuar në të dhënat e pasardhësve të tij dhe gojëdhënave që ende janë të gjalla për këtë personalitet, dëshmojnë fotografitë e viteve 1942, ku e gjejmë përkrah parisë së fshatit Gradec në mbështetje të shkollimit dhe aktiviteteve të gjithmbarshme kombëtare.
Por, në rrethana ende të pandruçuar në vitin 1944, në moshën 32 vjeçare, vritet nga dora e përgjakur e pushtuesve dhe hafijeve të partizanve.
Xhemali Zaimi, pas vetes ka lënë dy djemtë e tij Zaimin dhe Zeqirjahun. Porosinë jetike të Xhamliut e jetësoi me përkushti në arsim djali i madh Zaim Xhemali Zaimi (1937-2020), që është mësuesi i parë i fshatit Gradec, i cili ka qenë i përndjekur dhe i përjashtuar nga procesi edukativo-arsimor për shkaqe dhe bindjet e tij kombëtare dhe anti jugosllav që 1984 e përjashtojnë nga Partia Komuniste Jugosllave për faktin se më 4 maj 1984, nuk e ka përfillur fare datës e vdekjes se Josip Broz Titos, me arsyetimin e tij të shëndoshë se pas vdekjes së Titos ai është shprehur haptazi në kolektivin e punës në shkollën fillore “Bratsvo-Jedinstvo”-Tetovë se ai dhe familja e tij me të gjithë shqiptarët nuk kanë pas asnjë të mirë dhe kanë jetuar të diskriminuar.
Lavdi jetës dhe veprës së Xhemali Zaimit!
Burimet:
*Fotografitë për Gradecin, më 16.02.1942, të siguruara nga Ismet krosi që I ka marrë nga familja e Gani Lumës.
*Bisedë me nipin e Xhemali Zaimit, Shkëlzen Zaim Zaimi (09.03.1964 jurist) Tetovë më, 05.07.2021.