Pllaka përkujtimore e Mehmet Pashë Derallës
Pllaka përkujtimore e Mehmet Pashë Derallës
Të nderuar qytetarë, ndjeks dhe mediume,
Duke parë gjendjen e monumentit përkujtimor të Gjeneral Mehmet Pash Derallës , të lënë pas dore për më shumë se 3 vite me pllakë të thyer, sot ne si organizatë HUTA, në bashkëpunim me organizatën Kuvendi Kombëtar Shqiptar, kemi kryer riparimin e monumentit, e cila ndodhet në oborrin e Harabati Baba Teqesë në Tetovë.
Është kënaqësi për ne të ndajmë këtë lajm me ju dhe t’ju njoftojmë se një manifestim solemn përkujtimor do të organizohet në Nëntor ose Dhjetor 2025, për të cilën do ketë njoftim shtesë.
Me respekt,
HUTA dhe Kuvendi Kombëtar Shqiptar.