Kur në qershor të vitit 1924 Fan Noli mori pushtetin në Shqipëri, Ahmet Zogu, njeriu më i pushtetshëm i Shqipërisë, iku ne Jugosllavi. Ai u vendosë në Beograd, mirëpo jetoi edhe në Novi Sad dhe Podgoricë. Në atë kohë, ky vend akoma nuk quhej Jugosllavi, por Mbreteria Serbo-Kroato-Sllovene. Në Beograd ai arrijti me tren nga Shkupi dhe u pritë shume mirë edhe pse me vete kishte dhjetë oficerë dhe shumë bashkëpunëtore. Është folur e shkruar që grupi i përcjellëseve te tjerë të Zogut arrinte në rreth 200 veta të cilët u vendosen në kalanë Kalemegdan. Organizator kryesor i kalimit të Zogut në Jugosllavi besohet se ishte dhëndri i tij Ceno Beg Kryeziu, njeri kontraverz, ish prefekt i Krumes dhe më vonë i Gjakovës. Një kohë, Zogu qëndroi ne Hotelin luksoz 'Bristol', ku filloi të mbajë konferenca për shtyp në të cilat sulmonte Nolin dhe pushtetin e ri të Shqipërisë. U takua edhe me mbretin serb Aleksandrin dhe me kryeministrin Nikolla Pashiq, te cilin e kishte takuar edhe me heret. Ata i siguruan Zogut nje shtepi luksoze ne lagjen e njohur borgjeze te Beogradit Topcider, dhe lejuan qe ai te formoje nje garde me luftetare vullnetare shqiptar, serb, rus e te tjere. Zogu krijoi edhe kabinetin e vet ne Beograd kurse qeveria e Serbise i ndau edhe nje automobil. Ahmet Zogu, i njohur ne rini me emrin Ahmet Muhtar, menjehere u hodhe ne lufte agresive diplomatike per te u rikethyer ne Shqiperi. Ai udhetonte nga Beogradi per ne Vjene, Prage, e Budapest, per takime me diplomat te huaj. Si ish kryeminister dhe minister i puneve te brendshme, nuk mund ta pajtohej qe kariera e tij politike kishte perfunduar. Kronistet serb te kohes kane shkruar qe Noli beri nje marrveshje me Pashiqin i cili i premtoi ndihme per kethim ne pushtet. Marrveshja ne 16 pika, parashihte krijimin e federates me kroatet, serbet e sllovenet, ku do te hynte edhe Shqiperia. Zogu do te udheheqete punet e Shqiperise, mirepo do t'i nenshtrohej mbretit serb Karagjogjeviq. Shqiperia do te hiqte dore nga krijimi i armates se saje. Kjo marreveshje poashtu parashihte qe Shen Naumi t'i takoje Mbreterise Serbo-kroato-sllovene (Jugosllavise) etj. Vite me vone, egzistimi i kesaje marrveshje eshte kontestuar nga zogistet. Edhe disa kroniste shqiptar, kane shkruar qe kjo marrveshje nuk ka egzistuar kurr. Sidoqfote, fakt eshte se Shen Naumi sot nuk eshte pjese e Shqiperise. Eshte interesante te theksohet se te dy lideret serb tek te cilet gjeti mbeshtjetje Zogu, Mbreti Karagjorgjeviq dhe Nikolla Pashiq, kishin origjine shqiptare. Per mbretin Karagjorgjeviq, kjo eshte deshmuar e pranuar edhe nga serbet, kurse kryeministri Pashiq me origjine nga rrethina e Tetoves, besohet se ishte cincaro-shqiptar. Emri i tij i origjines ishte Nikolla Pashko. Megjithekete, ata u shquan si antishqiptar. Edhepse Serbia i ofroi komoditet Zogut, ai nuk ishte i sigurte. Me 24 ate tentoi ta vras ne nje atentat kosovari Muharrem Haliti nga Peja. Kjo ishte hera e dyte qe Zogu po jetonte ne Serbi. Ai kishte jetuar me heret ne Novi Sad dy vjet, dhe kishte mesuar pjeserisht te flase gjuhen serbe.
Pas vetem gjashte muajsh mergimi ne Serbi, tani Zogu po pregaditej per kthimin e tij ne Tirane. Historiani jugosllav Vlladimir Dedijer, ka shkruar qe, per kethimin e Zogut ne Shqiperi, Serbia i kishte siguruar atij nje ndihme prej 105 milion dinaresh, si dhe ushtare te zgjedhur vrangelist rus per te sulmuar Tiranen e Fan Nolin. Sipas nje burimi, me 9 dhjetor 1924, Ahmet Zogu niset nga Hoteli 'Moska' e Beogradit me percjelljen e tij per ne Shkup e Diber. Sipas disa shenimeve tjera, Zogu hyn ne Shqiperi nga Podgorica.
Gjate rruges, atij do t'i bashkohen edhe grupe te tjera mercenaresh te pergaditura me heret.
Ndaloi në Tetovë, ku ka qëndruar një natë në shtëpinë e Halim Bej Derallës së bashku me 200 burra. Halim Beu e ka pritur siç e donte ndera e shqiptarit dhe sipas të dhënave familiare e ka përcjellë të nesërmen duke i bashkangjitur formacioneve të tij edhe disa trima të Tetovës, Gostivarit e Kumanovës, të cilët do të përcillnin deri në Tiranë, 24 dhjetori i vitit 1924, i quajtur ndryshe si Triumfi i Legalitetit, mban kësisoj brenda tij edhe bujarinë dhe besnikërinë e Halim bej Derrallës.[1]
Me vete kishte edhe rreth 70 rus dhe dy bateri topash. Grupin me te madh te perkraheseve, te cilet i kishte armatour Jugosllavia, po e priste ne Diber. Zogu dhe grupet e tij luftarake, do te hyjne ne Shqiperi nga 7 drejtime dhe do ta marrin Tiranen pa ndonje rezistence te madhe. I vetmi kundershtim me serioz qe ju be Zogut, ishte ai i udhehequr nga Bajram Curri, mirepo edhe ai u thye.
[1] Eugen Shehu "Halim Bej Deralla"
Burimi i tekstit: H.Dugagjini