Kulti i ilirëve parahistorikë ka qenë Dielli. Këte e vërtetojnë zbukurimet e gjetura në varreza, të cilat ilirët i kanë mbajtur me vete, varur në qafë ose veshë, ose i kanë ruajtur në shtëpitë e tyre.
Në antikë, si edhe te popujt e tjerë, në këtë shkallë të zhvillimit, kulti i diellit është themel në të gjitha manifestimet religjioze, bile edhe për ata që në atë pamje nuk kanë elemente të përbashkëta me atë kult.
Ky lloj besimi ka qenë në pjesët veriore të Ilirisë, ata kanë qenë më së shumti në kontakt me romakët dhe kulturën e tyre. Në vendet jugore ka dominuar kulti i gjarpërit. Legjenda na tregon se Kadmi dhe Harmonia kishin pasur një djalë i cili duke fjetur në djep, e kishte mbështjellur një gjarpër të cilin hetitët e kanë thirrur Ilyrianka. Kur flasim për emrin ilir, njëri ndër mendimet është edhe ai se, emri ilir vjen nga emri i gjarpërit Ilyrios, për të cilin ilirët kanë besuar se qëndron nën vatër dhe e mbron shtëpinë nga të këqijat.
Diellin ilir e kemi hasur të pikturuar edhe në muret e jashtme të xhamisë kryesore në qytetin e Tetovës, e quajtur ,,Xhamia e Larme,, për shkak të fasadës së sajë të pikturuar, ku dielli është i paraqitur me rreze të ngjyrosura bukur e që nuk kanë lidhje as me simbolin e fesë Islame që është gjysëmhëna e as me ndonjë simbol tjetër që duhet ta posedojë xhamia.
Pastaj diellin ilir e gjetëm edhe në brendinë e xhamisë kryesore të Kërçovës ku është i bërë në mënyrë shumë artistike, nga një lloj metali i fortë, ndoshta nga bakërri apo bronëzi i lëmuar dhe i ngjitur lartë në murin e xhamisë. Nëntë rreze të diellit janë më të gjata dhe nëntë të tjera janë më të shkurtëra dhe qëndrojnë mbi ata të gjatat. Sipërfaqja e diellit me gjithë rrezet shndërit aqë shumë saqë duket se është i praruar në arë dhe është i vendosur në një lartësi prej 5 metrash në vendin e quajtur ,,Minber,, i cili vend ndodhet në brendi të xhamisë në pjesën e përparme, aty ku qëndron Imami, personi fetarë që prinë apo udhëheqë në lutjet fetare në xhami. Edhe këto simbole nuk kanë lidhje fetare as me myslimanët e as me xhaminë, bile sipas rregullave strikte të fesë Islame, gjatë kryerjes së lutjeve fetare qofshin në xhami ose në shtëpi nuk eshtë e lejuar përpara personit që ka vendosur ti lutet Zotit, të ketë fotografi, piktura, skulptura dhe sende të tjera pa marrë parasyshë se çka simbolizojnë ata.
Besimi i krishterë po edhe ai mylimanë janë fe monoteiste ku besohet në një Zot dhe kanë vetëm nga një simbol, kryqin e gjysëmhënën; dhe rreptësishtë është e ndaluar te të dy fetë që të përdoren edhe simbole tejra pagane afër kryqit e gjysëmhënës.